Author: almakos

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, ndërsa miku i tij 18 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë. I arrestuari S.K., 19 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh të Divjakës, shiste doza kanabisi në qytet, ndërsa miku i tij, A.Z., 18 vjeç, organizonte lojëra fati përmes celularit. Dy të rinjtë ishin duke lëvizur me automjet kur janë pikasur nga uniformat blu. Nga kontrolli i makinës u gjetën dhe u sekuestruar doza kanabisi të gatshme për shitje. Po kështu edhe nga kontrolli i banesës së 19 vjeçarit u gjetën e u sekuestruan doza të tilla. Blutë, nën…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 1388 bimë kanabis, për të cilat ende nuk janë arrestuar përgjegjësit. Asgjësimi i këtyre bimëve ka ardhur si rezultat i megaoperacionit policor të koduar “Territori i pastër”. Bimët narkotike u gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak. Sakaq, po vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve që kultivuan këto bimë narkotike. Njoftimi i policisë: Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1388 bimë cannabisi. Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 9 deri më 15 Shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, dhe janë raportuar katër viktima – dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar, sipas raportit më të fundit të Institutit për Shëndet Publik.Nga 9 deri më 15 Shtator janë testuar gjithsej 285 mostra në laborator, ku janë kryer testime molekulare dhe testime antigjenesh për prani të SARS-CoV-2, me një rënie prej 36.5% krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48.6% krahasuar me…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se një nga angazhimet e tyre është që me përkushtim të punohet dhe t’u ndihmohet bujqve. Prej atje thonë se “për këtë janë ndarë 1 miliard denarë për pagesë të subvencioneve të mbetura për bujqit”. “Mbi 9.000 bujq do t’i marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimtarinë e tyre. Te një pjesë e tyre ka vonesa madje 4 vjet me pagesën. Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte me ribalancin të sigurohen mjete dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione me të cilat ka vonesa te bujqit”.“Puna…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 180 të vitit 2024, që bën fjalë për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal në ngarkim të shtetases A. D. Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datë 10.09.2024, në emisionin Fiks Fare në TV Top Channel, janë transmetuar pamjet filmike mbi rastin korruptiv të Oficeres së Policisë Gjyqësore A. D., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,…

Lexo më Shumë

Një grua (shtetase e Maqedonisë Veriore) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në fshatin Dubravë të Ferizajt. Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. “Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër shtetase e Maqedonisë Veriore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Janë zbardhur 13 emrat e aplikantëve të cilët po kandidojnë në garë për të qenë në krye të Policisë së Shtetit, që pas dorëheqjes nga detyra të Muhamet Rrumbullaku. Kandidatët për këtë post janë: Lufti MinxhoziIlir ProdaIdajet FaskajNeritan NallbatiSkënder HitaGentjan ShehajArdian ÇipaSami RashaEdmond SulajPëllumb SeferiAdriatik TafçiuSaimir BoshnjakuShemsi Prençi

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do blihet me 88.8 lekë dhe do të shitet me 90 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

Lexo më Shumë

Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes së Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e reja të popullsisë që buruan nga Cens 2023. Por të dhënat nga anketa e Barometrit të Ballkanit 2024 treguan normë të lartë papunësie në mesin e të anketuarve në Shqipëri. Nga 1000 të pyetur, 20% ishin të papunë në vendin tonë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë nga të tjerat. Mesatarja rajonale e papunësisë në mesin e të anketuarve ishte 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezultoi në Kosovë…

Lexo më Shumë

Biseda me presidentin bullgar Ruman Radev ishte e gjatë, miqësore, me respekt dhe unë për asnjë moment nuk i harrova interesat kombëtare maqedonase, pasi e di se edhe ai ka të drejtë t’i paraqesë të njëjtat. Mendoj se arrita në mënyrë të denjë, kulturore, presidenciale dhe burrështetas t’i tregoj se cili është qëndrimi ynë dhe çfarë pres, potencon  presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo në emisionin në  televizionin Sitel sonte, në lidhje me mungesën e flamurit kombëtar gjatë takimit me Radevin në Sofje, tha se kishte vendosur që më mirë të mos bëhej skandal dhe përmendi se përgjegjësi për shefin e…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Hoxha, duke folur për hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen në ngarkim të tij për çështjen Partizani, është shprehur se e ka humbur besimin te SPAK. “E kam humbur besimin te SPAK. Rasti i Berishës është unikal. Është i vetmi njeri që s’është pyetur asnjëherë dhe i është dhënë masa arrest shtëpie. Kjo është çmenduri”, tha Hoxha në studion e emisionit “Open” . Gjithashtu ai u shpreh se paratë dhe transaksionet e përmendura në dosje janë të deklaruara në ILDKPI. Ndërsa për aktet nënligjore që Berisha akuzohet se i ka bërë vetëm për…

Lexo më Shumë