Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, ndërsa miku i tij 18 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë.
I arrestuari S.K., 19 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh të Divjakës, shiste doza kanabisi në qytet, ndërsa miku i tij, A.Z., 18 vjeç, organizonte lojëra fati përmes celularit.
Dy të rinjtë ishin duke lëvizur me automjet kur janë pikasur nga uniformat blu.
Nga kontrolli i makinës u gjetën dhe u sekuestruar doza kanabisi të gatshme për shitje.
Po kështu edhe nga kontrolli i banesës së 19 vjeçarit u gjetën e u sekuestruan doza të tilla.
Blutë, nën cilësinë e provës materiale, kanë sekuestruar gjithashtu 5 celularë dhe automjetin me të cilin lëviznin.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Divjakë/Vijon megaoperacioni “Tempulli”.
Shiste doza kanabisi në qytetin e Divjakës, kapet në flagrancë ndërkohë që drejtonte automjetin dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen dozat e kanabisit që u gjetën në automjet dhe në banesën e tij.
Procedohet penalisht pasagjeri në automjet, për organizim të lojërave të fatit, me celular.
Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Sektorin pëetimin e Narkotikëve të DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh, Divjakë, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike kanabis të gatshme për shitje. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 18 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtonte shtetasi S. K., pasi gjatë këqyrjes së aparatit të tij celular, iu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.