Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, në banesën e 51 vjeçarit të identifikuar N.G.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga përhapja e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë i lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.