Ish-rektor i Kolegjit Wisdom, Lush Përpali, nuk ka pohuar nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo në këtë universitet, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra. I ftuar në rubrikën Opinion, në News24, Lush Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal, ndërsa shtoi se ka bërë padi kundër të dy pronarëve. “Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat false. Pas kësaj në 1 korrik, kam dhënë deponimin tim në Prokurori dhe më vonë kam bërë edhe një padi tjetër kundër të dy pronarëve”, tha Përpali. Ai u shpreh se Prokuroria…
Author: almakos
Punohet në një zgjidhje teknike krahas së cilës na duhet edhe zgjidhje ligjore për sistem funksional gjatë ndjekjes së trafikut me kamera, informon sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai theksoi se qëllimi është vendosja e kamerave në funksion me të cilat do të vërtetohen dhe sanksionohen shkeljet e trafikut, të njihen viktimat në trafik dhe të rritet kultura e trafikut. Vendosja e kamerave duhet të mbulojë edhe një pjesë të punëve kriminalistike të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Jemi të fokusuar në ofrimin e një zgjidhjeje adekuate dhe teknike, aktualisht jemi duke punuar në një zgjidhje teknike…
Edhe pse mbi ta rëndon akuza për grabitje dhe vrasje mizore, të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, nuk ndjehen fajtor për akuzat që u rëndojnë. Në seancën e parë të këtij gjykimi ata u deklaruan të pafajshëm dhe se nuk njihen mes vete. Akuza e prokurorisë thotë se që të dy tashmë të ndjerët janë qëlluar me pistoletë dhe më pas janë varrosur. Prokurorja e lëndës duke treguar në hollësi kronologjinë e ngjarjes që nga plani disa kohë më parë për vrasjet, e deri te rrëmbimi i Vanjas, shpjegoi se vajza ishte kidnapuar në…
Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares e cila disa ditë më parë tentoi të rrëmbente në një market një fëmijë. Burime bëjnë me dije se në polici, gruaja në fjalë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se po luante me fëmijën 2 vjeç në prani të nënës së saj. Ndër të tjera, ajo ka treguar se i ka dhënë një çokollatë dhe më pas ka dalë jashtë, ndërsa pretendon se nuk ka dashur ta rrëmbejë. “Thjesht po luaja me fëmijën në prani të nenës. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim për…
Teksa Ministria e Brendshme ka shpallur zyrtarisht emrat e 15 kandidatëve në garën për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, mësohet se Hajrulla Xhivini është një emër i njohur. Mësohet se Xhivini është një ish-drejtues i Policisë së Shtetit, por prej kohësh njihet edhe si një “tiktoker” që sulmon qeverinë dhe drejtuesit e policisë në videot e tij.Në muajin Korrik ky shtetas ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi urinoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe shantazhoi kryetarin Sokol Sadushi. [embedded content] Gjithashtu togat e zeza dhanë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke e akuzuar për…
Mbledhja urgjente online e Qeverisë është duke u zhvilluar dhe ky vendim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tashmë ka kaluar në mbledhje të qeverisë, ministri do të mbajë edhe konferencë për shtyp. Do të kemi intervenime të tilla që do të zgjasin diku një muaj, një muaj e gjysmë, dy muaj në të cilët fitimi bruto do të jetë i kufizuar, pra deri në 10 për qind, që të mos pësojmë asnjë goditje ndaj standardit të qytetarëve, thotë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske. Kryetari Mickoski theksoi se kjo masë përfshin rreth 100 produkte…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës. “Në takim u trajtuan edhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për nevojën e funksionalizimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, mbi parimet e pjesëmarrjes…
Mësohet se Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është denuar me 8 vite burg. NJOFTIM PËR MEDIAT Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…” Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir…
Sot në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase. Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit. “Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.…
Tre të mitur janë larguar nga qendra sociale e ndodhur në Elbasan ditën e djeshme. Kallëzimi për largimin e tyre është bërë nga shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili mban detyrën si përgjegjësi i kësaj qendre sociale në Elbasan. Të miturit i përkasin moshave: 13 dhe 14 vjeç. Dy prej tyre janë 13 vjeçarë. Ende nuk dihet arsyeja e largimit të tyre. Sakaq, uniformat blu po punojnë për gjetjen e tyre. “Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj…
Prokuroria e Kukësit i ka sekuestruar pasuritë shtetasit Fatjon Dautaj dhe të afërmeve të tij, me dyshimin se janë të përfituara nga veprimtaritë kriminale të tij. Dautaj ka qenë më parë i arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” nga policia Metropolitane e Londrës, si dhe nën hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve po në Angli për veprat penale “trafik droge” dhe “pastrim parash”. Ai akuzohet për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Një ditë më parë, i janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianjit, ndodhet në seancën e radhës gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Apelit. Është zbardhur dëshmia e demokratit të dhënë përpara togave të zeza, në të cilën Salianji ka publikuar emrat e të gjithë zyrtarëve të denoncuar prej tij. Emrat e përmendura prej tij ishin Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, Ervin Rroshi, Vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe të tjerë. Ai shtoi se këto denoncime kanë mbërritur në dyert e gjykatëve, çështje këto të cilat ai i ka fituar. “Në funksionin tim si…

