Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar sot se BDI dhe Ali Ahmeti ka patur 22 vite për të sjellur një ligj si dihet për gjuhën shqipe, po ashtu edhe kohë të mjaftueshme për të miratuar një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.
Ai tha se kjo qeveri, këto 80 ditë, miret me pasojat e kexhmenaxhimit të pushtetit të BDI-së, dhe sic tha ai, satelitëve të BDI-së, të instaluar nëpër parti të ndryshme, shkruan SHENJA.
“Zotri Sela si miku i afërt i Ali Ahmetit, 22 vite kanë patur pushtet absolut, lokal e qendror, pse nuk e sollën një ligj për gjuhën shqipe, pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, a tash ju kujtu, duhet t’ju japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë, pse nuk e bën deri tash. Kështu që të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë, kanë pas pushtet dhe asgjë s’kanë bërë, ne praktikisht tani ballafaqohemi me pasojat që na i kanë lënë. Se ta kishin lënë ligjin që të mos jetë 20% por të jetë kategori kushtetuese, ne nuk kishim sot probleme, të kishin lënë një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat ne sot nuk kishim problem me balancuesin. Praktikisht kjo qeveri, 80-ditshin e parë miret me pasojat e keqmanaxhimit të pushtetit të BDI-së dhe satelitëve të BDI-së, që ishin të instalum nëpër parti të ndryshme”, deklaroi Taravari.
Data 03.07.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski e ka hedhur poshtë ndikimin e botës serbe në vend
- Aliu: Qytetarët mund të paraqesin parregullësi në kujdesin shëndetësor, në ueb-faqen e ministrisë
- Martin Kostovski nga LSDM zyrtarizon kandidaturën për kryetar të komunës së Kumanovës
- ‘Rrëmbeu’ mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho jep dorëheqjen duke rikthyer në Kuvend kolegen e saj Zegjine Çaushi: Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim
- Nvidia njofton planin e ndalimit të mbështetjes për kartat grafike të vjetra
- Merr flakë një autobus i transportit publik në Haraçinë, digjet plotësisht
- QMK: Zjarri në rajonin e Vallandovës nuk është vendosur ende nën kontroll, po përhapet në dy krahë
- Kryeplaku kishte mbyllur derën e ambulancës së fshatit dhe refuzonte ta hapte, pas ndërhyrjes së “Tak Fak” problemi merr zgjidhje!