Janë gjetur dy prej të miturve të cilët u larguan nga qendra sociale në Elbasan me datë 19 shtator, ndërkohë po vijojnë kërkimet për djalin tjetër i moshës 13 vjeç.
Të vegjlit pasi janë gjetur nga uniformat blu i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se tre të miturit u larguan nga qendra me datë 19 shtator dhe ka qenë përgjegjësi i institucionit social, shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili denoncoi mungesën e tyre.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, njofton policia.
LEXONI EDHE: