Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar këtë muaj rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe…
Author: almakos
Sot në Tiranë, Kryetari i OKH Merhamet Ridvan Xhaferi, së bashku me anëtarët e bordit Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, morën pjesë në ceremoninë e festimit të 94 vjetorit të formimit të shtetit të Arabisë Saudite me ftesë të Ambasadorit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Hifzi. Në prezencën e shumë diplomatëve të huaj, personaliteteve dhe figurave nga jeta publike u prezantua historiku i shkurtë i themelimit të shtetit Saudit, tradita, kultura, si dhe vizioni i së ardhmes. “Në këtë ditë të rëndësishme, i urojmë popullit Saudit zhvillim të vazhdueshëm dhe mirëqenie të mirëfilltë, duke shprehur…
Shfrytëzuesit nga lagjet Fushë Tophanë, Çair, Butel, Vizbeg dhe Zona Industriale – Vizbeg nesër prej orës 6:00 deri në orën 7:00 do të mbeten pa energji elektrike. Nesër nga ora 08:30 deri në ora 12:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga vendbanimet Kozhle, Badar, Bllacë e Katllanovës, si dhe tuneli Katllanovë në magjistralen Veles-Shkup, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 14:00 shfrytëzuesit nga lagjja “Naum Çakarov” dhe “Boris Sarafov” në komunën e Gjorçe Petrovit. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve…
Zv.kyeministri i parë Izet Mexhiti, ka vijuar me vizitën në SHBA. Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot ka takuar ish-kongresmenin, Joseph DioGuardi. “Sot pata nderin të marr pjesë në një pritje të përzemërt dhe vëllazërore, organizuar nga miku im dhe ish-kongresmeni shqiptar, Joseph DioGuardi, në Staten Island. Ky ishte një moment i veçantë, ku u ndjeva i rrethuar nga dashuria dhe përkrahja e fortë e komunitetit shqiptar në Amerikë. Joseph DioGuardi ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare, dhe sot pata mundësinë ta falënderoj personalisht për të gjitha përpjekjet e tij…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masat e sigurimit për tre punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ndaj efektivit Rezart Berberi, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Bëhet me dije se Berberi është shpallur në kërkim, pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndaj Inspektorit Elton Dokollari, 46 vjeç, është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur mbrëmjen e sotme gjatë fjalës së tij në tubimin te ‘Rruga e Shpresës’, ka premtuar se me programin ekonomik, shqiptarët do paguajnë zero TVSH për të gjitha ushqimet. Berisha theksoi se me ardhjen në pushtet të demokratëve, ligji i parë që do të votohet do të jetë minimumi jetik prej 220 euro për çdo shqiptar. “Sot, unë zotohem para mbarë shqiptarëve se ligji i parë që do votohet do jetë minimumi jetik për çdo shqiptar. Minimumi jetik prej 220 euro, aq sa e ka përllogaritur Avokati i Popullit me agjencinë ndërkombëtare të…
Mësohet se një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec. Sipas informacioneve të para nga policia, shtetasi me iniciale Sh.S., është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armën, të cilën e kishte me leje. 70-vjeçari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.…
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave publike të destinuara për parkimin e veturave. Kjo rregullore është zbatuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë, e cila kishte miratuar Rregulloren për menaxhimin e parkingjeve publike. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët duket se janë ‘dakord’ të paguajnë këtë lloj takse. Një qytetar i Vushtrrisë ka publikuar një foto në Facebook ku shihet se një qytetar ka hequr ‘felnen’ së bashku me bllokuesin e vendosur nga kompania që mirëmbajnë parkingjet. Ai ka vendosur gomën rezervë të veturës për t’i shpëtuar gjobës. Pas këtij veprimi, janë vërshuar komente nga qytetarët…
Profesor doktor Petrit Bare, një prej figurave më të njohura të mjekësisë shqiptare dhe zv.rektor i Universitetit Luarasi, në podcastin EduVision në News24, ka rrëfyer eksperiencën e tij profesionale. Bare tha se për vite ka qenë dekan i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tiranës, sikundër u shpreh se ka punuar si shefi i Urgjencës së Kardiologjisë dhe sot është shefi i Kardiologjisë dhe Departamentit në QSUT. “Programet tona, infermiera bachelor 3 vite, se +2, nis vitin e ardhshëm për shkak të disa vonesave, por edhe kurset profesionale do të jenë në aplikim për vitin e ardhshëm. Këto kurse…
Mbështetjen politike të Greqisë për procesin e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e përsëriti shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis gjatë drekës së punës në nivel të ministrave të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i organizuar në Nju Jork, ndërsa në të cilin mori pjesë edhe ministri Timço Mucunski. Sipas mediave greke, Gerapetritis dhe homologët e tij shkëmbyen mendime për agjendën e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në Union gjatë mandatit të Komisionit të ri Evropian. Gjithashtu, duke e theksuar mbështetjen politike të Greqisë për perspektivën e BE-së…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2023, janë regjistruar 38 sulme ndaj gazetarëve, duke e bërë këtë vit më të dhunshmin në historinë e mediave në Kosovë, me gjithsej 74 incidente të tilla deri më tani. Ky trend shqetësues u bë i ditur gjatë prezantimit të raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor”. Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Getoarbë Mulliqi, vuri në dukje një rritje të konsiderueshme të sulmeve ndaj gazetarëve krahasuar me vitin e kaluar. “Krahasuar me vitin 2022, ku janë…
Pas propozimit për krijimin një “Vatikani” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale kopertinën e një libri që sipas tij do u mësojë më shumë njerëzve për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi. Rama ka publikuar librin e autorit Robert Elsie, i cili titullohet “Bektashinjtë shqiptarë, Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”. Ndër të tjera, Rama shkruan se Urdhrit Bektashi, është një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit. Postimi i Ramës Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë…

