Mbështetjen politike të Greqisë për procesin e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e përsëriti shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis gjatë drekës së punës në nivel të ministrave të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i organizuar në Nju Jork, ndërsa në të cilin mori pjesë edhe ministri Timço Mucunski.
Sipas mediave greke, Gerapetritis dhe homologët e tij shkëmbyen mendime për agjendën e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në Union gjatë mandatit të Komisionit të ri Evropian.
Gjithashtu, duke e theksuar mbështetjen politike të Greqisë për perspektivën e BE-së ka theksuar, se bëhet aktuale për shkak të sfidave të tanishme të mëdha gjeopolitike, por edhe ka theksuar se për anëtarësimin në Union ekzistojnë detyrime konkrete dhe fikse.
“Respektimi i legjislacionit evropian, i shoqëruar me përkushtim të vendosur ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe angazhim për marrëdhënie të mira fqinjësore, është e vetmja rrugë që të çon drejt integrimit në familjen evropiane. Në të njëjtën kohë, theks i veçantë duhet vënë në zbatimin e reformave, veçanërisht në lidhje me konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Greqia është e gatshme me të gjitha forcat e saj të mbështesë orientimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes asistencës teknike dhe ekspertizës së fituar falë pjesëmarrjes së saj në Union për më shumë se katër dekada. Por i takon vetë vendeve që të përmbushin kriteret e përcaktuara”, theksoi shefi i diplomacisë greke, transmeton agjencia shtetërore ANA-MPA.
Ministrat Mucunski dhe Gerapetritis, përveç që morën pjesë në takimin joformal të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Nju Jork caktuan edhe takim dypalësh pasditen e sotme.