Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Berat, nga e cila kanë ndërruar jetë dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e njohur so “Rruga e drejtë e Kuçovës”, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi A.K, është përplasur me mjetib bujqësor.
Nga përplasja kanë ndërruar jetë çifti i të moshuarve që ndodheshin në mjetin bujqësor, shtetasit A.K., 81 vjeç dhe S.K., 77 vjeçe. Vajza e tyre, F.B., 58 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, drejtuesi A.K., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



