Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar e një herë ndaj dënimit të dhënë nga apeli që ai të dënohet me 1 vit burg, duke u shprehur se po përgatitet zbatimi i urdhrit të ndalimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji shprehet se po bëhen gati për tqa izoluar, por nuk do ja dalin që ai të heshtë, duke vazhduar kështu me cilësimin se dënimi i tij është politik. “Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në fjalimin e tij në Takimin e Nivelit të lartë të organizuar nga OKB-ja, ka theksuar se lufta më e rrezikshme është ajo me viruse dhe mikrobe.“Lufta më e re dhe më e rrezikshme është ajo me viruse dhe mikrobe.Në fjalimin tim në Takimin e Nivelit të lartë organizuar nga OKB-ja, theksova se duhet të bashkëpunojmë globalisht për të mbrojtur brezat e ardhshme nga ky kërcënim i egër”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/ MARKETING
Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji. Grida Duma u shpreh se Ervin Salianji është bashkërrugëtari i saj, teksa theksoi se “unë e di se si e ka krijuar figurën e tij politike”. Ish-ligjvënësja deklaroi se Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar. “Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë, që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë,…
Deputetët bullgarë njëzëri me 178 vota “pro” dhe pa debat miratuan një deklaratë “në lidhje me shkatërrimin sistematik dhe metodik të dialogut ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë dhe deklaratave provokuese dhe fyese ndaj Bullgarisë nga faktorët politikë në pushtet në RMV”. Në deklaratë, Asambleja Kombëtare e Bullgarisë konfirmon synimin dhe aspiratën politike për të përfunduar ndërtimin e Korridorit 8 Pan-Evropian nga ana bullgare dhe i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i qaset me përgjegjësi dhe mirëbesim të gjitha detyrimet dhe marrëveshjet e ndërmarra me qëllim ndërtimin në kohë të seksioneve…
Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, i cili është dhe bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut, për të dhënë deklaratë në kuadër të një dosjeje në hetim. Aktualisht, Valikaj po jep deklaratë për një dosje hetimore në të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime (hetimore), duke përfshirë këtu dhe marrjen e dëshmive. Bazuar sipas burimeve, në lidhje me këtë dosje, janë marrë në pyetje e ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë. Kjo dosje hetimore çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Bledar Valikaj është akuzuar publikisht si personazh…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takim në selinë blu me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj, në kuadër të plotësimit të kallëzimit që demokratët do të bëjnë në SPAK ndaj Fatmir Xhafaj. Një lëvizje e tillë e Salianjit vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për ta dënuar me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë.
Një turist me shtetësi belge ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 13 shtator 2024. Bëhet fjalë për shtetasin Mark Joris, 72 vjeç, për të cilin familjarët e tij kanë denoncuar zhdukjen e tij pranë autoriteteve, pasi ishin së bashku në një udhëtim në malet e Shqipërisë. Bazuar në atë se çfarë kanë thënë të afërmit e tij, i moshuari u nis nga Peshkopia përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut drejt Jabllanicë (Kallkanit) dhe ka humbur prej 13 shtatorit çdo kontakt. BalkanËeb raporton se turisti ka qenë më datë 13 shtator si vizitor në “Stanet e Hinoskës”…
Takimi i përbashkët ndërqeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë do të mbahet sot në Ohër, pasi paraprakisht kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban do të kenë takim kokë më kokë.Kryeministri hungarez, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, prej ditës së djeshme qëndron për vizitë në vendin tonë. Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën Shën Mëiar, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, si dhe kryeministrat e të dy vendet do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Ciril dhe Metodi në Ohër.…
VALENTINA MADANI/ Për Shqipërinë pas 2 vitesh pritje tashmë ka një datë për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimi Europian. Ambasadorët e vendeve anëtare miratuan ditën e djeshme në mënyrë unanime raportin e firmosur nga të gjithë vendet anëtare. Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet e vendosura nga BE për hapjen e grupit të parë të kapitujve të negocimit dhe vendosën që Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të mbahet më 15 Tetor në Bruksel. Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Greqinë dhanë dakordësinë që të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Ky grup kapitujsh përfshin…
Dy herë, në më pak se dy muaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbi. Përgjigjja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për protestat e tyre? “Askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën…
Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka mohuar se ka përçarje brenda partisë, duke theksuar se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë. Në Tv Dukagjini Hamza theksoi se brenda strukturave të partisë ekziston unitet i plotë, si dhe një komunikim i ngushtë mes anëtarëve. Hamza u shpreh i sigurt se PDK-ja është gati për zgjedhje dhe se ajo mbetet partia më e unifikuar në Kosovë. “E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj me Shtetet e Bashkuara jo vetëm për çështje që lidhen me dialogun me Serbinë. Ajo tha se historia e ka treguar se sa herë Kosova ka punuar ngushtë me Uashingtonin ka patur sukses, çka i ka shërbyer vendit dhe banorëve të tij. Ndërsa i konsideroi tërësish të ligjshme veprimet e qeverisë së Kosovës për shtrirje të sovranitetit në veri, Presidentja Osmani shtoi se bashkëpunimi me aleatët do t’i bënte këto përpjekje të qëndrueshme, duke u reflektuar edhe në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të Kosovës…

