Një turist me shtetësi belge ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 13 shtator 2024. Bëhet fjalë për shtetasin Mark Joris, 72 vjeç, për të cilin familjarët e tij kanë denoncuar zhdukjen e tij pranë autoriteteve, pasi ishin së bashku në një udhëtim në malet e Shqipërisë.
Bazuar në atë se çfarë kanë thënë të afërmit e tij, i moshuari u nis nga Peshkopia përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut drejt Jabllanicë (Kallkanit) dhe ka humbur prej 13 shtatorit çdo kontakt.
BalkanËeb raporton se turisti ka qenë më datë 13 shtator si vizitor në “Stanet e Hinoskës” e që prej asaj dite nuk ka më informacione për rrugëtimin e tij. Me datë 17 shtator supozohej që belgu të fluturonte nga Rinasi drejt Brukselit.
Prej ditës së djeshme (26 shtator), e bija e tij, Tina Joris, së bashku me stafin e ADZM, Elbasan dhe grupin e shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit, po zhvillojnë operacione kërkimi të përbashkëta në parkun Kombëtar të Shebenikut përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Sakaq, blutë e Librazhdit janë mobilizuar ditën e sotme me grupe kontrolli me dron përgjatë kufirit Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe në të gjitha shtigjet e masiveve pyjore Peshkopi-Librazhd.