Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.
Grida Duma u shpreh se Ervin Salianji është bashkërrugëtari i saj, teksa theksoi se “unë e di se si e ka krijuar figurën e tij politike”.
Ish-ligjvënësja deklaroi se Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar.
“Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë, që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë, zhvillohet në dyert e drejtësisë. E kemi thënë që kjo fushatë zgjedhore do të përcaktohet nga fushata e ndëshkimeve apo e drejtësisë të pavarur ose të varur.
Ervin Salianji është protagonisti 5 viteve,është një proces që ka zgjatur 50 seanca. Ervin Salianji është gjithashtu bashkërrugëtari i imi. Si bashkërrugëtarin tim, e di se si ka zgjedhur ta krijojë dhe identitetin dhe profilin e tij politik.
Një zë denoncues, i cili ka krijuar figurën denoncimin, identitetin dhe rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe si do ta përballë këtë situatë. Por identitet i krijuar përmes denoncimeve, edhe atëherë kur PD në shumë raste ka patur dyshime a duhen kryer këto denoncime”, tha Grida Duma në emisionin “Top Story”.