Pas vetëdorëzimin në Policinë e Tiranës, deputeti demokrat i dënuar me një vit burg, ka mbërritur në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin. Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje (27 shator) pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm dhe se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu. Kujtojmë se Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se…
Author: almakos
Kreu i Partisë Demokratike, Salia Berisha, ka folur sërish sot për dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji, me një vit burg, dënim të cilin do ta vuaj në burgun e Fierit. Gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesë, Berisha tha se sot Ervin Salianjit është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën. Ndër të tjera Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. “Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama…
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka realizuar takim me përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, por para pak minutave ka shpërndarë një fotografi në profilin e saj në facebbok me presidentin Biden. “Përshëndetje të përzemërta si shenjë mirëkuptimi dhe mbështetjeje reciproke. Unë shpreha admirim për fjalimet frymëzuese të Presidentit Biden dhe gruas së tij Jill në pritjen për krerët e shteteve”, ka shkruajtur presidentja Siljanovska. MARKETING
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat, pasi deputeti demokrat u vetëdorëzua. “Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit. Detyra e shtetit të shmangë përplasje në burgje. Ky nuk është problemi i Salianjit, problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike”, tha Braho.
Kryetarja e Kuvendit ka anuluar Konferencën e Kryetarëve pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen në Kuvendin e Shqipërisë. Mbledhja që ishte parashikuar të hënë, do të zhvillohet në një moment tjetër, ndërsa ende nuk ka një datë. Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha sot në një konferencë për media se ndërprerja e marrëdhënieve me shumicën socialiste në Kuvend, vjen si pasojë e dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi: PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30…
Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranë, në shenjë mbështetjeje ndaj deputetit Ervin Salianji, i cili u vetëdorëzua pasditen e sotme, një ditë pasi gjykata e Apelit të dënoi me një vit burg për kallëzim të rremë. Mbështetësit brohoritën një zëri duke i thënë deputetit demokrat të mos dorëzohet, ndërsa ky i fundit i përshëndeti dhe me disa prej tyre shkëmbeu dhe përqafime. Salianji mbërriti në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke vendosur kështu të vuajë dënimin dhe të mos pranojë propozimin unanim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ngujim në selinë blu.…
“Në prag të një krize të re të procesit eurointegrues të vendit, qeveria e Mickoskit po përforcon bashkëpunimit ekonomik dhe politik me qeverinë e Orbanit. Dy kabinetet qeveritare u takuan sot në Ohër, për të dakorduar këtë bashkëpunim. Mickoski tha se, do të ketë bashkëpunim edhe në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa Orbani i ofroi Maqedonisë ndihmë në procesin eurointegrues. Mbetet të shihet se si do të ndihmojë Orbani Maqedoninë të luftojë korrupsionin, kur vet qeveria e tij ka qenë e përfshirë në disa skandale të korrupsionit” Vendimi i BE-së për të ndarë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në hapjen e…
Në orën 17:00 pritej që deputeti demokrat Ervin Salianjit të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës, pas vendimit të gjykatës së Apelit që e ka dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë. Ndërsa avokati i Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Policisë, Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar. Braho po kryen aktet e fundit procedurale lidhur me ekzekutimin e vendimit ndaj Salianjit, ndërsa jashtë ambienteve të DVP Tiranë ndodhen shumë mbështetës, të cilët u thirrën nga Grupi Parlamentar i PD-së. Pritet që Salianji ta vuajë dënimin në burgun e…
Teksa u pyet nga gazetarët nëse u ka dërguar informacion ndërkombëtareve në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Ervin Salianjit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se u ka çuar informacion fillestar informal. Ai shtoi se vendimi i Apelit nuk ka asnjë grimcë drejtësie, ndërsa tha se nuk mund të futet një provë në dosje ditën e gjykimin, pa u shqyrtuar dhe u iu dhënë palës kundërshtare. “Kam dërguar sigurisht informacion fillestar informal, sepse nga vendimi nuk kanë kaluar 24 orë. Dje nuk kishte asnjë njeri që mund të argumentonte logjikën e vendimmarrjes. Një njeri,…
Vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar shumicën e dy të tretave për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kështu theksojnë nga koaliconi i partive shqiptare në qeveri VLEN. Sipas tyre, LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë e jo 90 ditë. VLEN “Progresi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE sërish është ngadalësuar për shkak të çështjeve bilaterale dhe korrupsionit masiv të atyre që me vite e përdornin retorikën evropiane për…
Në deklaratën për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se brenda një jave është shkelur dy herë Kushtetua në Kuvendin e Shqipërisë. “Në momentin që Kuvendi, gris dy herë brenda Kushtetutën e Shqipërisë. Një herë për të dënuar pa ligj një deputet të opozitës dhe njëherë në kundërshtim me vendimin e GJK për të mbrojtur Olta Xhackën ai parlament është vetëmbyllur, ka humbur misionin për të cilin deputetët na kanë çuar në atë sallë. Nuk na kanë çuar në atë sallë që deputetin e opozitës pa ligje dhe pa prova ta çosh në burg,…
“Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore fillon më 28 shtator 2024, respektivisht nesër.Kjo do të thotë se nesër është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë produktet që janë me 5% TVSH dhe 10% TVSH, tha në deklaratën për mediat ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.Siç informoi ministri Durmishi, kompensimet lejohen të jenë jo…

