Author: almakos

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, në zonën e quajtur kthesa e Kamzës. Gjatë inspektimit në terren, ai tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti, kanë marrë fund. “Jam vërtet entuziast sepse kemi 9 vite që e presim këtë ditë. Kemi pasur një sërë gjyqesh dhe kemi provuar në vetë të parë se çfarë do të thotë drama e një gjyqësori, e një sistemi totalisht të shkalafitur të pronave, të zaptuesve, të legalizimit, të hipotekave, por më në fund ia kemi…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe deputet i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë, përmendi rastet kur Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka patur bashkëpunim me BDI-në, dhe sipas tij, nuk do të jetë çudi, nëse BDI bëhet pjesë e Qeverisë.“Ende pa u formuar Qeveria ne kishim takim të suksesshëm ose bisedime mes VMRO-së dhe BDI-së, të cilët u zhvilluan në Kuvend, ndërsa kishin të bëjnë për përkrahje për Ligjin për organizimin e organeve shtetërore. Herën e dytë është votimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale… Koalicioni VMRO-DPMNE është vendosur në baza shumë të mira…

Lexo më Shumë

Policia kufitare në Ulqin ka gjetur rreth 66 kilogramë drogë, ndërsa dy persona raportohet se janë larguar drejt Shqipërisë. Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur në zonën e fshatit Sukobin në Ulqin. Sipas policisë, droga ishte e fshehur në dy çanta të mëdha, ndërsa u pikas nga dronet e policisë malazeze. “Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas informacioneve se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ndahen në rrugën drejt BE-së, thotë se duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj reformave, dhe se nga pikëpamja e politikës së jashtme, ne do të vazhdojmë komunikimin me partnerët tanë strategjikë dhe vendet anëtare të BE-së – për t’i bindur ata se duam që negociatat e anëtarësimit të hapen sa më shpejt të jetë e mundur. “Është prioriteti ynë kryesor, por ne jemi në kërkim të krijimit të një sistemi përmes të cilit do të ketë parashikueshmëri në rrugën tonë…

Lexo më Shumë

Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi akuzohet për përndjekje ndaj një vajze. Policia thotë se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa i ishte caktuar masa e arrestit me burg për veprën penale të “Përndjekjes”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky person, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime. Njoftimi i Policise Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje. Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga vizita e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kudër të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në foto shihen disa nga momentet më pikantë të kryeministrit Rama, ku ai është takuar me Presidentin turk Erdogan, me lider të tjerë botërore, por edhe me përfaqësues të diasporës në Shtetet e Bashkuara. Këtë vizitë në SHBA, kreu i qeverisë e quan “Vizitë krenarie për Shqipërinë”. “Miremengjes dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të…

Lexo më Shumë

Kjo e dielë ka nisur me reshje shiu për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm sonte në autostradën Tetovë – Shkup që ka ndodhur rreth orës 20:30. Më datë 28.09.2024 rreth orës 20:30, në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të qytetit të Shën Nikollës i drejtuar nga V.Z.(24) nga Shën Nikolla, ka dalë nga rruga në autostradën Tetovë-Shkup dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës së Tetovës, njoftojnë nga MPB. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pa jetë do të dorëzohet për obduksion. Inspektimin në vendin e ngjarjes është duke kryer…

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar në Lungomare të Vlorës mbrëmjen e sotme, ku një grua është përplasur nga një automjet. E lënduara është një grua rreth moshës 50 vjeçe, e cila u përplas nga një automjet tip “Volksëagen”. Bëhet me dije se gruaja ka pësuar lëndime në koke dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sakaq, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhen blutë dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Uniformat blu u kanë ardhur në ndihmë 8 turistëve holandezë të cilët humbën rrugën përgjatë eksplorimit të Majës së Murgës, teksa një prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër. Operacioni i kërkimit të tyre ka zgjatur rreth 5 orë pasi grupi i turistëve ishte i ndarë në dy pjesë. Personi i pickuar nga gjarpri ka marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIM Pukë Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës  dhe njëri prej tyre u pickua nga një gjarpër, Policia iu erdhi në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Pukë…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë nga veriut, nesër do të ketë ndryshim më të dukshtëm të motit. “Nga orët e paradites fillimisht në pjesët veriore do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, e cila do të vazhdojë edhe ditën e hënë. Temperatura e ditës do të ulet ndjeshëm – nesër për 6 deri në 8 gradë, ndërsa të hënën për 4 deri në 6 gradë shtesë”, kumtoi DPHM-ja. Ndryshimi i motit do të nisë në…

Lexo më Shumë

Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera. Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37…

Lexo më Shumë