Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuritë një shtetaseje, pasi dyshohet se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Sipas Prokurorisë, Irma Hasani brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e…
Author: almakos
Korniza e vetme e negociatave evropiane për Republikën e Maqedonisë nuk do të largohet, sado që Victor Orban të ofrojë shërbimet e tij, thotë eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev nga PPE me rastin e ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE. . Ai përkujtoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari, dhe një pjesë e madhe e medias maqedonase “të VMRO-së është në duart e hungarezëve dhe nuk është aspak miqësore ndaj Bullgarisë dhe nuk ka frymën e fqinjësisë së mirë”. Me rastin e propozimit të Victor Organit që vendi i tij të jetë ndërmjetës ndërmjet…
Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është thirrur sërish në SPAK, disa ditë pasi ai fitoi pafajësinë në Apelin e GJKKO-së për akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Eduart Kapri ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme. Me një vendim të datës 19 Shtator, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e SPAK dhe ka lënë në fuqi vendimin për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakun demokrat të Bashkisë së Pogradecit. Prokuroria e Posaçme kishte apeluar vendimin e GJKKO-së ku ish-kreu i Bashkisë Pogradec dhe 5 zyrtarë të tjerë u shpallën të pafajshëm nga akuzat…
Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz. Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë…
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), do të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. Ky peticion pritet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit. SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve. Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet…
Mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore parashikohet deri kah mesi i javës, teksa të enjten dhe të premten parashihen vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshjet e shiut do të jenë në formë shtrëngate. Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Lushnjë. Policia bën me dije se dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën në aksin Berat-Lushnjë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 05:00, në aksin rrugor “Berat-Lushnjë”, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut…
Dy vëllezër, Marjan dhe Mateo Doçi, janë arrestuar pasi dhunuan me grushte një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda ambienteve të Komisariatit të Shkodrës. Vëllezërit, të moshës 29 dhe 38 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Mësohet se forcat “Shqiponja” gjatë patrullimit në sheshin “Prek Cali”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale E. L., dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Por, gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe…
Pagesat buxhetore nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj Kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktua nga qeveria për të ndërtuar një incenerator për djegien e mbetjeve në landfillin e Sharrës po vijojnë. Nga fillimi i janarit deri më datën 13 shtator, sipas të dhënave të Open Data Albania (transaksionet e thesarit) buxheti 2024 pagoi ndaj Integrated një shumë prej 1,041,300,047 lekësh (10 milionë euro). Të dhënat tregojnë se pagesat ndaj inceneratorit po intensifikohen. Deri në 24 korrik ishin paguar 7 milionë euro, ndërsa në vetëm 40 ditë janë paguar edhe 3 milionë euro të tjera duke e…
Teksa fundjava u karakterizua nga rrebeshi shiu, java që vjen parashikohet të jetë në kushte atmosferik të qëndrueshme e me mot të kthjellët. Sipas SHMU, ditën e Hënë, të Martë dhe të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin. Për ditën e Ejnte dhe të…
Me kalimin e viteve dhe lehtësimin e jetës që po na jep zhvillimi teknologjik, ngrihen disa pyetje lidhur me fazën e adoleshencës. A është më e vështirë të jesh adoleshent këto ditë? Adoleshentët e sotëm e kanë më të lehtë jetën se sa ata të brezave të kaluar? Pew Research Center zhvilloi një sondazh të zhvilluar së fundmi, nga u pyetën 1453 prindër dhe adoleshentë: “Krahasuar me 20 vite më parë, mendoni se të qenurit adoleshent sot është më e vështirë, më e lehtë apo po njësoj?”. 69% e prindërve u përgjigjen se kjo fazë është tashmë më e vështirë,…
Zëvendëskryeministrri, Izet Mexhiti, duke prezantuar sot punën e koalicionit VLEN në 100 ditët e para të qeverisë, e ka cilësuar si destruktive rolin e opozitës në këtë periudhë. Ai akuzoi se opozita shqiptare po bën përpjekje për të krijuar destabilizim, për të shpëtuar vetveten, duke shtuar se, ka pasur iniciativa të cilat gjatë kohë kan qëndruar në sirtar dhe tash i nxjerrin në shesh dhe ende e kontrollojn gjyqësorin dhe Gjykatën Kushtetuese e cila për fat të keq u shndërrua në instrument të politikës ditore dhe proceseve detabilizuese. Megjithatë, Mexhiti tha se po punohet intensivisht që ish funksionarët që kanë…

