Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e zjarrit në oborrin e Kuvendit, ku deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, në seancën e sotme parlamentare, e cila u shoqërua me tensione. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në Evropën e bashkuar dhe zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”. [embedded content]

Lexo më Shumë

Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”. Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm. Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria shqiptare në mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjecare të organizatave shqipatre dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve. Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumabro tha se dosja përmbante…

Lexo më Shumë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët krijuan kaos gjatë seancës së sotme në Kuvend, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg. Konkretisht PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. Deputetët e opozitës nisën aksionin duke…

Lexo më Shumë

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka njoftuar se Gazment Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte. Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione.…

Lexo më Shumë

Pedagogia e brendshme në Universitetin Luarasi dhe njëkohësisht eksperte e periodontologjisë, Gerila Tafaj, e ftuar në Podcastin EduVision tha se stomatologjia, që është një degë që mund të zgjidhet për studim në Universitetin Luarasi është degë mjaft e rëndësishme dhe tejet interesante. Ajo tha se çdo maturant që ka pasion stomatologjinë, mund të zgjedhë Universitetin Luarasi, pasi studentët e këtij universiteti bëjnë praktika në laboratore e klinika. Pedagogia Tafaj dha detaje edhe për degën e periodontologjisë, për të cilën është specializuar. Ajo tha se periodontologjia është një fushë që merret me problemet e mishrave të dhëmbëve. Pedagogia e brendshme në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet e sotme në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Parlamentit. Kreu i qeverisë në fjalën që mbajti në aktivitetin “Deputeti që duam” publikoi një foto nga zjarri në oborrin e Kuvendit, që sic tha ai u ndez me karriget e deputetëve në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Teksa foli për ndikimin e politikës në shoqëri, kryeministri u shpreh se ‘ne perpiqem te ndertojme, ndersa ata shkatërrojnë’. “Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja më dërgoi dikush këtë fotografi. Ky është një zjarr. Një zjarri i ndezur me…

Lexo më Shumë

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit. Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e…

Lexo më Shumë

Janë lënë në burg 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, pasi akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar rreth 353 milion lekë dëm buxhetit të shtetit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën  353.471.090 lekë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së…

Lexo më Shumë

Është shoqëruar me kaos dhe tensione seanca e sotme plenare e cila u mbyll në vetëm pak minuta, për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës. Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gazment Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Siç shihet edhe në këto pamje, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ka qenë punonjës i…

Lexo më Shumë

Deputeti Flamur Noka, ka folur për mediat pas situatës së tensionuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës hodhën sende të forta dhe i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë godinës së Kuvendit. Noka u shpreh se situata e ditës së sotme do të përsëritet çdo të hënë dhe të enjte kur te zhvillohen seancat plenare, ndërsa i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë: “Ta harrojë se do të likujdojë opozitën”. Ndër të tjera, Noka akuzoi kryeministrin se po kërcënon deputetët e opozitës, ndërsa theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje. “Kemi tre vite që Edi Rama na ka…

Lexo më Shumë

Në fshatin Mateç të komunës së Likovës së fundmi janë hapur zyre që shërben për marrjen e dokumenteve personale. Kjo është bërë me qëllim që qytetarët të kenë më lehtë ndryshimin e dokumenteve personale si dhe të shmangen nga turmat në qytetin e Kumanovës e për këtë banorët e komunës së Likovës të intervistuar nga televisioni Shenja shprehën se janë të kënaqur me ndryshimin e bërë ku edhe ata që nuk deshën të shfaqen para kamerave u shprehen me të njëjtat fjalë. “Jo nuk i kemi marrur ende, disa nuk ishin gati, duhet të fotografohemi, ende nuk kemi bërë termin.…

Lexo më Shumë