Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, pas informacioneve të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, në bashkëpunim me Inspektoratin e punës, kanë kryer kontroll ndaj një personi juridik në Shkup, me ç’rast kanë gjetur shtatë shtetas turq që punonin ilegalisht në vend. Gjatë kontrollit u gjetën shtatë shtetas turq, të cilët punonin në mënyrë të paligjshme në vend. “Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Kisella Vodë dhe gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup 1 kundër tyre do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje…
Author: almakos
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues është shprehur se emrat e deputetëve kandidatë do të jenë si Tedi Blushi, teksa tha se “deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament”. Meta gjithashtu u shpreh se mbështet protestën ndërkombëtare duke thënë se e vetmja rrugë për t luftuar atë që e duan ‘narkoshteti’ është përballja ballore. “Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, tha ai. “Deputetët do të jenë si…
Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar kaosin dhe tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, është shprehu se njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike. Lubonja duke u ndalur te dënimi i Ervin Salianjit, u shpreh se është një provë që drejtësia është e kapur dhe se nuk mund të kemi zgjedhje të lira. “Gjykoj se këtu dominon interesi i një partie në pushtet, dhe pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Në këto kushte jemi sesa duhet bërë revolucion e protesta. Problem numër një në Shqipëri është se pavarësisht se kjo është ndjeshmëri politike, njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike. E kanë…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, i cili u shkarkua pasi nuk kaloi me sukses hallkat e procesit të Vettingut. Njoftim: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”…
Kryeministri Hristijan Mickoski i ka cilësuar si të suksesshme 100 ditët para të punës së Qeverisë duke thënë se, të gjithë atyre që iu dha mundësia, në pjesën më të madhe e realizuan mundësinë e dhënë, pavarësisht se nga cila parti kanë ardhur. Ai ka mohuar edhe një herë përçarjet brenda koalicionit qeveritar dhe tha se, koalicioni qeveritar është stabil dhe se, edhe përkrah mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara, parnterët e koalicionit janë të unifikuar rreth çështjeve strategjike. Ai porositi opozitës që të jetë konstruktive dhe e fortë dhe në vend të akuzave të konkurrojë me politika që…
Ka përfunduar pas 3 orësh seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”. Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve. Sipas mbrojtësve ligjore, gazetari Igli Çelmeta bën me dije se pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime. Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për…
Numri i studentëve në vend është ulur për 12%, ose rreth 7 043 studentë më pak, në 10 vitet e fundit. Më shumë studentë në këtë 10 vjeçar kanë humbur universitetet shtetërore 11 150, gjegjësisht 22%. Kështu thotë analiza e Qendrës për Komunikime Civile. Humbësi më i madh, me pothuajse 5 mijë student më pak është Universiteti “Kirili dhe Metodi”. Kurse sipas Fakulteteve, më shumë kanë humbur Fakulteti Ekonomik, Filologjik dhe i Ndërtimtarisë. Por, krahas kësaj Universitetet private kanë 4 054 ose 56% më shumë studentë për 10 vitet e fundit. Rritje prej 20% ka edhe në institucionet e arsimit…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori sot pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Në këtë solemnitet Mexhiti konfirmoi se Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar ‘Nënë Tereza’. Tha se ky nuk është vetëm një investim për të ndërtuar godina, por është një investim për gjeneratat e reja. “Në vitin 1996, ish Kryeministri britanez Tony Blair kishte proklamuar tre prioritete kryesore të Qeverisë së tij: I pari- arsimi, i dyti- arsimi, dhe i treti- arsimi! Fuqia e kësaj…
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për pranimin e ryshfetit. Sipas Policisë së Kosovës, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë siguruar prova që dëshmojnë se i dyshuari, një qytetar kosovar, kishte pranuar ryshfet nga një grua kosovare me premtimin se do ta ndihmonte atë në procesin e marrjes së patentë shoferit. Pas intervistimit nga autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R., për veprat penale “Kontrabandimi me migrantë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer këto veprime të paligjshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria njofton se “nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit, të pandehurit S.G., A.H., dhe M.R., organizojnë dhe drejtojnë veprat penale të…
Dy punonjës të një agjencie turistike në Tiranë janë arrestuar nga blutë ditën e sotme, pasi kanë përfituar vlerën prej 15 mijë euro duke mashtruar klientët e biznesit. Në pranga kanë rënë të rinjtë K.K., 22 vjeç dhe R.H., 24 vjeç, të dy banues në kryeqytet. Punonjësit u merrnin paratë klientëve për rezervimin vajtje-ardhje të biletave dhe për akomodim në hotel. E vërteta është se të rinjtë blinin vetëm biletën e ardhjes, duke bërë që çdo ‘tepricë’ të shkojë në xhepin e tyre. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave…
Uniformat blu në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori i pastër” kanë asgjësuar 2532 bimë kanabis dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje. Në njesinë administrative Shllak u asgjësan 1115 bimë narkotike dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje. Në Pult, Shalë dhe Postribë u asgjësuan 1118 bimë kanabis, në njësinë administrative Kastrat 122 bimë dhe në Fierzë 117 bimë të tilla. Sakaq, blutë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës të kultivimit të këtyre bimëve. Njoftimi i policisë: Qarku Shkodër/Në vijim të megaoperacionit policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 2532 bimë cannabisi dhe 23.5 kg cannabis…

