Violetë Kukaj është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.
Këtë verë, ajo ka qenë goxha e angazhuar nëpër dasma e ahengje të ndryshme.
Tani Violeta ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në Amerikë, raporton IndeksOnline.
Nga atje, këngëtarja ka publikuar disa imazhe ku shfaqet rrugëve të New Yorkut.
E veshur me shumë stil, këngëtarja po shkëlqen në pamje.
Edhe pse po shkon drejt të 60-ave, Violeta po i sfidon edhe vajzat e reja me dukjen e saj.


