Seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka përfunduar pas tre orësh, lidhur me dosjen “Gërdeci”. Avokatët e tij kanë kërkuar riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit, pasi sipas tyre ekspertët nuk kanë qenë objektivë në ketë çështje. Një kërkese të tillë e kanë justifikuar duke u shprehur se personat nuk janë ekspertë por thjeshtë specialistë. “Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar…
Author: almakos
Përfituesit e bursave të shtetasve të huaj që janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut (studentë me origjinë maqedonase të cilët jetojnë në vendet e Gadishullit Ballkanik) ndërsa të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës studentore në njërin nga vitet e kaluara akademike, të drejtën e bursës në vitin akademik 2024/2025 mund ta vazhdojnë nga 1 deri më 15 tetor 2024. Sipas njoftimit të MASH, përfituesi i bursës duhet të dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentacionin e mëposhtëm: Vërtetim për regjistrimin e semestrit vijues, gjegjësisht vitin e studimit; Certifikatë për provimet e dhëna; Certifikatë për…
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion 73 deputetët e mazhorancës, duke i akuzuar se kanë penguar ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese Njoftimi i plotë i Grupit të PD-së: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit…
Gjatë një transmetimi live të emisionit ‘D-Night’ në Tiranë, një aksident automobilistik ndodhi vetëm pak metra larg vendit ku gazetari po intervistonte një qytetar në makinë. Sapo qytetari u largua pasi iu përgjigj pyetjeve, ai u përplas me një automjet tjetër. Fatmirësisht, ngjarja përfundoi vetëm me dëme materiale, por moderatorja Dajana Shabani u shokua nga incidenti i papritur. Shiko videon:
Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka lëshuar masat e sigurisë për 5 punonjësit e Bashkisë Rrogozinë, të cilët abuzuan me fondet e rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Masa e sigurisë “arrest në burg” është lëshuar për punonjësit Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj. Sakaq, për Xhemile Uku dhe Edlira Ramaj është lëshuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Pesë punonjësit e administratës akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim e mashtrim”. Ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëmin në vlerën 353,471,090 lekë. Burimet raportojnë se zyrtarët vlerësuan 78 kasolle derrash e bagëtish…
Në Kuvend sot duhet të fillojë seanca e 16-të, ku në rend dite do të ketë më shumë vendime dhe ligje. Në rendin e propozuar të ditës janë edhe vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit. MARKETING
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, më urdhër të Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy oficerë një të Beratit e një të Divjakës, pasi kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Në Divjakë është pezulluar Oficeri i Patrullës së Përgjithshme, B.D., 30 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në Berat është pezulluar Ndihmës specialisti i policimit në komunitet, A.Ç., 57 vjeç, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme në njësinë administrative Velabisht, zonë kjo nën përgjegjësinë…
Elmi Aziri, deputet i të ashtuquajturit Front Evropian, në një intervistë televizive publikisht e pranoi që ka marr pjesë në takimin e mbajtur në zyrën 161 të Kuvendit! Me këtë, deputeti Aziri e pranoi atë që Koalicioni VLEN po e pohon në vazhdimësi: Takim mes VMRO dhe BDI dhe satelitëve të saj me urdhër të Ali Ahmetit ka pasur para formimit të Qeverisë. Takimi është mbajtur në Kuvend në zyrën 161. Në këtë takim famoz ka marr pjesë Blerim Bexheti, Elmi Aziri dhe Menduh Thaçi. Kjo treshe “evropiane” u gjunjëzua para përfaqësuesve të VMRO-së me qëllim që të bëhen pjesë…
Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që…
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka komentuar hapjen e një zyre të DEA-s amerikane në Tiranë, duke thënë se është detyruar pasi Shqipëria është kthyer në problem për trafikun e drogës. Beci tha në emisionin ‘Open’ në News24 se DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave, duke shtuar se organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë “Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj…
Së fundmi rrjeti i prostitucionit është përhapur gjerësisht në vendin tonë dhe eskortat duket se po bëjnë “namin” në Shqipëri. Ekzistojnë faqe në internet ku mund jo vetëm të gjesh të dhënat e tyre por edhe të lidhesh nëpërmjet numrave përkatës të publikuar. Një rast i tillë është evidentuar edhe nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” ku shpjegohet më mirë sesi funksionon ky rrjet në Shqipëri. Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24 vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës. Komunikimi bëhej në gjuhën shqipe, me anë të aplikacionit…
Një aksident mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja, e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

