Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një vizitë zyrtare në Letoni, ka takuar ministren letoneze, Inese Libina Egnere, me të cilën ka biseduar procesin e integrimit të Kosovës në BE, për digjitalizimin e sistemit në Kosovë, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër. Haxhiu, në një postim në Facebook, bëri të ditur për partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Letonisë. “Në këtë takim e falënderova për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave…
Author: almakos
Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite njoftoi se shuarja e zjarrit në tërësi në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi dhe se në ndihmë duhet të arrijë një automjet special zjarrfikës i Armatës. “Shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet, ku ruhej sasi e madhe e materialeve djegëse. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit, do të arrijë edhe një automjet special zjarrfikës i Armatës”, qëndron në informacionin e QMK-së. Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital pas zjarrit…
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme, duke thënë se tashmë kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Osmani theksoi se Izraeli do të godasë Iranin. Ai shtoi se gjithsesi SHBA nuk dëshiron luftë rajonale. “Jemi në moment tepër kritik, ku kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh. Jemi përballë një ridizanjimi tërësor të Lindjes së Mesme. SHBA nuk dëshiron të ketë një luftë rajonale, së paku jo para zgjedhjeve amerikane. Amerikanët kanë thënë se sistemet mbrojtëse kanë kthyer pas 11 raketa të Iranit, që sulmuan…
Banorëve të Thumanës dhe zonave përreth u është mundësuar aksesi në autostradën e re Kashar-Thumanë. Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se “nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugë”. Sipas tij aksesi u mundësua fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas…
Sekretariati i Etikës mori sot (2 tetor) vendimin për të përjashtuar 24 deputetët të Partisë Demokratike, pas tensioneve në Kuvend, ku u dogjën edhe karriget. Tre prej deputetë morën ndëshkimin më të rëndë. Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati u dënuan me dy muaj përjashtim nga të gjitha punimet e Kuvendit, ndërsa 19 të tjerë u ndëshkuan me nga 40 ditë. Sekretariati i Etikës është treguar më i butë me Edi Palokën, të cilin e dënoi me vetëm 10 ditë. Kërkesa për ndëshkimin e ligjvënësve të opozitës është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u mor vendimi se Ilir Binaj do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVENë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi…
Deputetja e PD, Ina Zhupa është mes deputetëve të opozitës, të cilët u përjashtuan me 40 ditë nga punimet e Parlamentit. Në protestën e përditshme të zhvilluar në “Rrugën e Shpresës”, deputetja demokrate u shpreh se ky është një numër që personifikon vdekjen e dikujt, por theksoi se opozita duhet të bëjnë gjithçka që të jenë ditët vdekjes së regjimit. “Në memorien e çdo qytetari, numri 40 personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të jenë ditët vdekjes së regjimit, e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën, e atyre që kanë uzurpuar pushtetin. Ne…
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë për 60 ditë tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, pas tensioneve dhe kaosit në Paralment ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë. Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane: Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Türkiye është pritur në takim në Ankara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.Takimi Erdoğan-Gashi, i mbyllur për media, u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmuş.Një delegacion parlamentar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeparlamentari Gashi, nga sot deri më 5 tetor qëndron për vizitë në Türkiye.Gjatë ditës së nesërme, siç njofton zyra e parlamentit të RMV-së, Gashi do të pritet në takim nga homologu i tij…
Me moton 100 ditë dështime, 100 ditë skandale, 100 ditë nënçmine, Fronti Europian ka nisur fushatën opozitare, nga ku nuk munguan një sërë kritikash ndaj përbërjes qeverisese akutuale për këto 100 ditë. Kreu i Frontit dhe njiherit edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet. Duke aluduar për VLEN-in, Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” dhe jo nga subjekti. I pari i BDI-së theksoi se ata nuk janë të interesuar të bëhet pjesë…
Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026. Në njoftim, ambasada thotë se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov. Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi. Postimi i ambasadës Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y Ju lutemi,…
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria dënon sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum, duke e quajtur atë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe…

