Author: almakos

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, së fundmi ka sqaruar ndjekësit me anë të një postimi në Instagram për arsyen se përse nuk po merr pjesë në asnjë kompeticion muzikor. Teksa ka postuar një cover të këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, Luizi ka shkruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ushqehen dhe mbajnë familjet nga puna që bëjnë, e për këtë shkak, në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga pjesa më e madhe e njerëzve. “Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe t’i bëjnë share këngëve të këtij…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur paditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku një mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit, 40-vjeçarja me iniciale M.Sh ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në pamje, mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. 40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për…

Lexo më Shumë

Zyra për informim e SBASHK-ut ka njoftuar se të premten do të organizohet një protestë para Qeverisë së Kosovës. SBSASHK-u njofton se sindikalistët do të protestojnë për shkak se punëtorëve të arsimit në Viti nuk u janë procesuar pagat e shtatorit. “Për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës”. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Senati dhe Dhoma e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse. Hapi i fundit mbetet votiminë seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Marrëveshja është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit, kjo marrëveshje do të bëhet realitet dhe do të zbatohet për pensionet e pleqërisë, invaliditetit, atë familjar, si dhe për sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund…

Lexo më Shumë

Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, të cilat mbështeten me asistencë financiare nga Bashkimi Europian nëpërmjet programeve që nxisin integrimin e këtyre vendeve. Të gjithë grafikët e prodhuar nga sondazhi i kryer në popullsinë e këtyre vendeve gjatë viteve 2022-2024, e nxjerrin Shqipërinë në krye të perceptimit për korrupsionin e lartë, nivelin e ryshfetit dhe mungesën e besimit se korrupsioni mund të mundej. Kurba e perceptimit të korrupsionit për Shqipërinë qëndron në të njëjtin nivel me atë të një dekade më parë, ndërsa vendet fqinje tregojnë një tendencë…

Lexo më Shumë

Thirrja e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për veting për të gjithë personat që kanë mbajtur funksion shtetëror në Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit, ka përplasur Ahmetin dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ky e fundit thirrjet e Ahmetit për veting i cilësoi si “humor i mirë”. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 02:33 0008 “Mendova se me daljen e BDI-së në opozitë, kjo lloj satire dhe humori përfundoi, por kështu vazhdojnë. Nuk ka problem, këtë lloj humori dhe satire do ta dëgjojmë në periudhën e ardhshme, kështu që do të shohim deri ku do të shkojnë si…

Lexo më Shumë

Dy mjekë dhe një teknik kanë vdekur mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë trafiku, të ndodhur në rrugën rajonale Prilep-Manastir pasi automjeti me të cilin udhëtonin ata u përplasën me një kamion që transportonte lëndë lehtësisht të ndezshme. Po ashtu është lënduar edhe drejtuesi i kamionit. Ministria e Punëve të brendshme informoi se pas përplasjes ka shpërthyer një zjarr i madh nga i cili janë djegur të dy automjetet, ndërsa për shuarjen e tij kanë ndërhyrë tre zjarrfikës. Viktimat gjatë mëngjesit ishin nisur për të shkuar në vendin e tyre të punës në një objekt shëndetësor privat në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit ka pranuar gjashtë raporte për dhunë nga bashkëmoshatarët muajin e kaluar që nga fillimi i vitit shkollor, njoftoi sot ministrja е arsimit Vesna Janevska. Ajo kërkoi bashkëpunim ndërinstitucional për përballimin me sukses të këtij fenomeni dhe fokusimin në shëndetin mendor të të rinjëve, gjë që siç tha ajo kërkon zgjidhje më të reja dhe më moderne sepse sfidat ndryshojnë me çdo brez të ri. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT “Këtë vit shkollor kemi pasur 6 raportime për dhunë nga bashkëmoshatarët dhe ne po veprojmë pas tyre, por është e rëndësishme të theksohet se është i nevojshëm bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Pas tensioneve të ditëve të fundit në Kuvend, deputeti i PD Ervin Salianji ka dërguar një letër nga burgu i Fierit. Në letrën e tij ai shkruan se krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë dhe se opozita po mbron demokracinë dhe interesin publik. Letër nga IEPV FIER Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal ndaj një kryetar komune të Shkupit dhe 5 personave të punësuar në komunë. Kryetari dhe pesë të punësuarit në Sektorin e urbanizmit i kanë mundësuar një kompanie përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 147 341 700 denarësh, përkatësisht kanë legalizuar një objekt pa leje edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet. Policia nuk ka bërë me dije se për cilën komunë bëhet fjalë, por vetëm se është komunë e Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme “Pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e gjendjes juridike të objektit pa leje nga personi…

Lexo më Shumë

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në rrugën Prilep – Manastir kanë ndërruar jetë tre mjekë, një radiolog, gjinekologu dhe teknologe radiologjike. Për vdekjen e tyre përmes rrjeteve sociale ka njoftuar edhe Lidhja e praktikantëve dhe mjekëve të rinj.“Dr Aleksandar Risteski, radiologu i njohur, spec. gjinekologu dr. Nikolla Vasileski dhe radioteknologia Fançe Jovanoska kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm duke ardhur nga vendet e tyre të punës nga Prilepi. Ekipi drejtues dhe i gjithë stafi i spitalit “Plodnost” e pritën me mosbesim gjatë ditës së sotme lajmin dhe me pikëllim të thellë shprehin…

Lexo më Shumë

Një 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës. Hetimi po bëhet ndaj shtetasit D.M., 36 vjeç, banues në Mamushë të Kosovës. Uniformat blu kanë sekuestruar vlerën monetare dhe automjetin tip “Golf” me të cilin ai lëvizte. 36 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tentoi të fuste në Shqipëri, 18 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas kosovar). Sekuestrohet shuma e…

Lexo më Shumë