“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar në SHBA një takim me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili tashmë është dhe në garë përballë kandidates Kamela Harris. Takimi mes tyre është zhvilluar në Ryder Center të Saginaw Valley State Ujiv. Bëhet me dije se dyshja ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ashtu sikurse dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit politik ndërkombëtar. Po kështu, raportohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump. Këlliçi ka ndarë foto…
Në katër vitet e fundit, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në vend ka shënuar rritje, sipas statistikave të Institutit për Shëndet Publik në raportin e ri “Vdekshmëria dhe sëmundshmëria nga kanceri i gjirit tek gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, me rastin e shënimit të “Tetorit – Muajit Ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit”. Raporti tregon se shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplazitë malinje tek gratë në periudhën 2010-2023 është kanceri i gjirit. “Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 ndërruan jetë 310 gra me shkallë vdekshmërie 30.0/100.000 gra, në vitin 2021 ndërruan jetë…
Mëngjesin e sotëm dy automjete pësuan aksident në autostradën Thumanë-Tiranë, ku për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i një prej makinave në moshën 60 vjeçare. Punimet në këtë rrugë dyshohen të jenë shkak për ndodhinë e aksidentit. Raportohet se firma Gener 2 po kryente punime për rikonstruksionin e aksit, pasi janë shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj. Në vendin ku është shënuar aksidenti, po asfaltohet një pjesë e një korsie, e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma. Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10 në vendin e quajtur “Ura e…
Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, me datë 3 tetor, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari. Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit. Eshte hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues. Kujtojmë se Proda, ish-kryepolic i Elbasanit, mori një ditë më parë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të…
VALENTINA MADANI/ Katër institucione të drejtësisë refuzuan të marrin pjesë në komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”. Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas Gjykata e Larta, ILD dhe SPAK-u. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe sipas SPAK, nuk është konsideruar e nevojshme pjesëmarrja…
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Thumanë-Kashar mëngjesin e sotëm, teksa dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, ku automjeti tip “Volksëagen” me drejtues L.F, është përplasur me makinën tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi I.P. Si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi L.F., 60 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi i policisë: Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti në një takim pune Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup Kilian Wahl. Mexhiti dhe Wahl diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në partneritet të vazhdueshëm me qëllim të avancimit të reformave prioritare në përputhje me zotimet e OSBE-së. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve, ndërsa promovimi i transparencës, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve mbetet synimi i përbashkët. Zëvendës kryeministri i…
“Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës”, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja, lidhur më aksionin e sotëm opozitar, ku deputetët demokratë të përjashtuar, të cilët nuk u lejuan të futeshin në seancë plenare, bllokuan hyrjen për kolegët socialistë dhe u përplasën me punonjësit e gradës. I ftuar në emisionin Opinion në Neës 24, Lubonja tha se opozita sot me përplasjen në Kuvend bëri një akt simbolik, nga pafuqia, ndërsa maxhoranca sipas tij, ka me vete oligarkët dhe bashkëpunon me krimin. “Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka komentuar tensionet e sotme në Parlament, ku deputetët demokratë të përjashtuar nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancës plenare dhe u përplasën jashtë godinës me kolegët socialistë dhe gardën. I ftuar në studion e “Open” në News24, Spahia tha se situata në Kuvend pasqyron gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe se pengimi i opozitës për të marrë pjesë në seancat parlamentare tregon se ndaj saj ka një luftë të mirëfilltë. “Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund,” deklaroi Spahia, duke kritikuar qeverinë për përdorimin e forcës…
[embedded content] EMISIONI VETTING Por pyetja që lind në këto kushte është: Si mundet që asnjë kontrollor në dogana, nga ku kalojnë maskat nuk paskan konstatuar, bllokuar dhe arrestuar persona që merren me tregtimin e maskave? VETTING iu drejtua me një email zyrtarë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku e pyeti nëse kanë konstatuar ndonjë rast kalimi të maskave të silikonit në pikat e kontrollit kufitar. Në përgjigjen fillestare të tyre Drejtoria e Doganave as nuk ja ka idenë se çfarë është kjo maskë e përdorur dhe përfolur madje shkruar në shumë dosje kriminale. Sipas drejtorisë së Doganave: “Ne lidhje…
Gratë si lidere në shoqëri mbajnë ndryshime pozitive edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat përballen si pagë të pabarabartë, qasje të kufizuar te pozitat udhëheqëse dhe barrierat sistematike. Por, edhe krahas këtyre sfidave, ne vazhdojmë me arritje, t’i zhvendosim kufijtë dhe ta kërkojmë vendin tonë të vërtetë në të ardhmen që edhe ne e formojmë, tha ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në Forumin ekonomik të grave-Ballkani 2024. Ministrja theksoi se shifrat ende tregojnë se gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në pozita kyçe, vendimmarrëse, pozita me përgjegjësi dhe me kompetencë të lartë, ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore mbetet…

