Author: almakos

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë pas një votimi që ndau shtetet anëtare të bllokut në dysh. Komisioni vendosi tarifa që shkojnë nga 7.8 për qind për makinat e markës Tesla, deri në 35.3 për qind për markën SAIC dhe ato të prodhuesve të tjerë që konsiderohen se nuk bashkëpunuan me hetimet e Bashkimit Evropian kundër subvencioneve. Këto janë tarifa shtesë krahas taksës standarde doganore të BE-së për makinat prej 10 për qindësh. Vota e Bashkimit Evropian Propozimi i Komisionit Evropian u…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i pajetë në rrugën Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte (4 tetor), në afërsi të fshatit Leshnicë. Paraprakisht policia dyshon se një mjet e ka përplasur personin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi mes Prokurorisë publike dhe Misionit të OSBE-së ishte temë e takimit të sotëm të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski dhe ambasadorit Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Siç informoi Prokuroia shtetërore publike, ambasadori Val e njoftoi prokurorin Kocevski me reformën e planifikaur të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe strategjia e re trevjeçare, në suaza të së cilës klasteri i parë nga të pestët me aktivitete do t’i referohet legjislaturës penale. “Për momentin Misioni i OSBE-së bëri hartimin e nevojave dhe vlerësimin e sektorit të jurisprudencës, me ç’rast kërkoi kontribut adekuat…

Lexo më Shumë

Moti i keq ka përfshirë edhe Tiranë, ku për pasojë një pemë e madhe është rrëzuar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, pranë shkollës “Edit Durham”. Siç shihet edhe nga pamjet pema ka rënë në një moment kur ka pasur edhe shumë kalimtarë, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë po punohet për largimine  pemës dhe pastrimin e rrugës. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, vendi u përfshi nga një mot i keq me rreshje te dendura shiu dhe ere e forte.

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën pas përplasjes mes një veture dhe një kamioni. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në kilometrin e 39-të të autostradës, në drejtimin Suharekë-Duhël. “Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri nga të përfshirët në aksident ishte pa shenja jete,” tha ai. Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bën…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përshirë dy furgona, nga ku thuhet se kanë mbetur të plagosur 6 pasagjerë. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

Lexo më Shumë

Kjo e premte e ka gjetur vendin tonën në pushtetin e ujit. Në Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese. Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në Vlorë rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali” janë përmbytur nga ujërat e shumtë  ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve. Edhe Rruga lidhëse e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reguar nga burgu lidhur me deklaratën e kreut të Grupit të PS, Niko Peleshi, ku tha se aksioni i opozitës në Kuvend ishte i paprecedentë. Salianji thotë se opozita apo PD do reagojë ndaj padrejtësisë, që sipas tij po e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave! “I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?!”, thotë Salianji, ndërsa shton se Niko Peleshi është përfitues personalisht nga dy standardet e drejtësisë. “Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet…

Lexo më Shumë

Intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus Sergey Bazdnikin me politikanë në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e shtuara, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti i komenton si politika të nivelit lokal. Referuar takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës dhe deklaratës që në fokus të bisedës së tyre ka qenë që në shkollat e komunës së Kumanovës të vendoset mësimi i gjuhës ruse, Mexhiti thotë se ambasadori rus i ka lëvizjet e kufizuara. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Nuk shkon më gjerë sesa Levica dhe këta të tjerat, të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal”. Poashtu shtoi se për këtë…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me grabitjen e sotme në zonën e ish-bllokut. Gazetari Igli Çelmeta raporton se shuma e parave të grabitura është e konsiderueshme, por ende nuk dihet sa. Sipas gazetarit, taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi ai po i merrte nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti transportonte drejt një banke të nivelit të dytë. “Dy persona ende të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një taksisti, i cili kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti dërgonte në një bankë të nivelit të dytë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka njoftuar se në kordinim me Ministrinë e Financave, do të mundohet që të paktën gjysma e personelit mjekësor me shkollim të mesëm që punojnë me kontrata, të punësohen në institucionet publike shëndetësore. Sipas tij, deri më tani në shëndetësi kanë qenë rreth 2500 persona të punësuar me kontratë, përgjithësisht staf i ndërmjetëm mjekësor, infermierë, ndihmës mjekë dhe higjienistë, për të cilët tha se nga vizitat në spitale i është vënë në dukje se ka mungesë  të kuadrove. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Si qeveri duhet të kordinohemi me Ministrinë e Financave për të parë…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë vjedhur një shofer taksie ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se dy personat e paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Njoftimi: Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lexo më Shumë