Author: almakos

Me rastin e 100 ditëve të para, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka prezantuar projektet e realizuara dhe ato që do t’i bëjnë në vazhdim ku sipas Limanit, njëqind ditë nuk janë shumë, por gjatë kësaj periudhe kanë bërë ndryshime të rëndësishme që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. Limani rikujtoi se çështja e parë për zgjidhje ishin pensionistet ku rreth 340.000 pensionistë më 1 tetor kanë marrë 2.500 denarë pensione më të larta, kurse më 1 prill do të marrin edhe më shumë. Gjithashtu ai iu referua mbështetjes për të rinjtë dhe komunat, investimet në kopshte,…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur për mediat pas mbledhjes me shtabin e Emergjencave Civile lidhur me situatën në Vlorë, ku një ditë më parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut qyteti u përmbyt. Vengu tha se aktualisht janë në terren 250 forca civile dhe ushtarake, në të gjitha zonat e prekura. Sipas tij, janë evidentuar 62 pallate, ku katet e nëndheshme dhe garazhet janë nën ujë. Ministri tha se çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është prioritet, pasi në të kundërt nuk mund të kthehen në normalitet pjesë të tjera të qyteti. Ndër të tjera,…

Lexo më Shumë

Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas deklaratave të prindërve të tij foshnja ishte refuzuar disa herë për shtrim në spital. Pas përkeqësimit të gjendjes së foshnjes, pasi ishte refuzuar disa herë, u hospitalizua, thanë prindërit. Drejtori I klinikës së fëmijëve “Nënë Tereza” Shkup, Rexhep Memedi deklaroi se foshnja është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore në klinikë. REXHEP MEMEDI, DREJTOR I KLINIKËS SË FËMIJËVE “NËNË TEREZA” “Në pranim fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte me saturacion të ulët të oksigjenit 40 %. Kolegët nga kujdesi intensiv…

Lexo më Shumë

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, ka rrëfyer se Bledar Trëndafili kishte shkuar i maskuar per ta takuar kur ajo ishte në spital. Madje Bledar Trendafili e telefonte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mesila Trendafili rrëfeu se 45-vjeçari konsumonte drogë dhe merrte para borxh për të blerë lëndën narkotike, ç’ka solli edhe fundin e martesës së tyre. Melisa Trëndafili: “Kam qenë 100 herë në spital me tha, por kam qenë i maskuar si prift dhe maskime të ndryshme. Por tha që kishte polic dhe nuk hyra ne…

Lexo më Shumë

Vlora u përmbyt një ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Qyteti bregdetar ishte qyteti i cili u përball me një kolaps total, pasi shumë banesa u përmbytën, dhjetëra qytetarë u desh të evakuoheshin dhe të kalonin natën jashtë shtëpive pasi këto të fundit u përmbytën. Në një lidhje live për News24, një banor ka treguar se në banesën e tij, uji ka arritur deri në 50 centimetër. Qytetari shprehet se janë munduar të mbrojnë shtëpitë e tyre, por reshjet ishin shumë të dendura dhe uji arriti të futej në banesa. “Dëmet janë të mëdha, të…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të ardhura publike është në korelacion m Ministrinë e Financave për projektin e paralajmëruar për ulje të tatimeve, të cilin e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski. Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Elena Petrova, e cila sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse janë përfshirë në këto projektime, theksoi se Ministria e Financave është organ i cili i krijon politikat tatimore dhe prej saj i presin hollësitë, të cilat më pas duhet të implementohen praktikisht nga ana e DAP-it. “Do të thotë në pikëpamje të adaptimit të paraqitjeve tatimore dhe sistemeve përmes të cilave obliguesit tatimorë do t’i…

Lexo më Shumë

E ëma e Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, ka rrëfyer se si mori fund arratisja e dhëndrit të saj. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Ana tregoi se Bledar Trëndafili kishte shkuar tek banesa e motrës së tij ditën që u vendos në pranga dhe pas marrjes së informacioneve, ajo njoftoi policinë që rrinte roje tek shtëpia e saj për të mbrojtur Melisën. Nëna e 31-vjeçares u shpreh se Bledari kishte shkuar në spitalin ku ishte shtruar Melisa dhe iu ishte prezantuar rojes si vëllai i saj…

Lexo më Shumë

Reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar situatë alarmante në Vlorë ku janë shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi dhe biznese, të cilat u përmbytën në disa zona të qytetit. Sipas Bashkisë së Vlorës 33 familje me 66 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në një konvikt arsimor. Punonjësit bashkiakë të ndihmuar nga trupat të ushtrisë po punojnë në terren për largimin e ujit në disa lagje banimi midis zonave afër Universitetit, përgjatë zonës bregdetare të Skelës si dhe në zonën e Qendërs Historike. Çarja e një kanali të ujërave të larta dhe prujet e mëdha…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit tetovarë mbrëmë patën mbi 20 thirrje për intervenime përkatësisht pompim të ujit nga shtëpitë, oborret, bodrumet dhe rrugët e vërshuara. Shumica e shtëpive të vërshuara janë në fshatrat Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël. Reshjet intensive të shiut zgjatën disa orë, ndërsa sot paradite nuk pati reshje. “Kemi mbi 20 thirrje nga qytetarët të cilëve u janë vërshuar shtëpitë, oborret, bodrumet. Zjarrfikësit në Tetovë akoma po intervenojnë tek nënkalimet në dalje të qytetit apo brenda në qytet ku ka dy nënkalime të tilla”, theksoi Avni Ameti, shef i Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë. Siç sqaroi Ameti, janë vërshuar disa…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Serbia përmes politikës së saj të dhunës po nxitë destalitetin në Kosovë dhe tërë rajonin. Sejdiu tha se Ballkani Perëndimor nuk jeton ende në paqe të plotë dhe vizion të qartë. Andaj, siç tha ai, është jetike që të ketë angazhim serioz për paqe dhe stabilitet në rajon, në mënyrë që mos të ketë sfida të sigurisë. “Rajoni ynë nuk jeton në paqe të plotë dhe vizion të qartë. Prandaj është jetike që puna jonë për paqe, stabilitet të konsiderohet si e papërfunduar dhe që kërkon përballje me temat që duhet përkushtim…

Lexo më Shumë

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka mohuar lajmet se në Klinikën e Pediatrisë ka depërtuar uji dhe janë rrezikuar pacientët. Telegrafi ka pyetur SHSKUK nëse si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur ndonjë problem në Klinikën e Pediatrisë, por që të njëjtit sqarojnë se ka qenë vetëm një mbyllje e ullkut, dhe se kanë intervenuar menjëherë. “Ju njoftojmë se nuk ka pasur depërtim të ujit në Klinikën e Pediatrisë dhe shërbimet mjekësore ndaj fëmijëve nuk janë rrezikuar asnjë moment. Ka pasur një pikje uji në një dhomë për shkak të mbylljes së një ulluku. Me të parë këtë, me…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet. Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka nxjerrë mjete në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e dëmtuar. Reshjet intensive, të cilat prekën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke marrë jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale. Më shumë se 20 zona banimi janë shkatërruar plotësisht dhe…

Lexo më Shumë