Author: almakos

Për shkak të mbajtjes ditën e nesrërme të “Viz Air – Maratona  Shkup  2024”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçë Ngjarja do të zhvillohet me rrugët e mëposhtme të lëvizjes: Rruga e garës 5 km – Nisja te Kuvendi i RMV-së, drejt rrugës “11 Tetori”, majtas në bulevardin “Krushevska Republika”, djathtas përgjatëbulevardit ,,Brigada e Tretë Maqedonase “, gjysmërreth në udhëkryqin ndërmjet Blvd “Brigada e Tretë maqedonase” dhe Rr. “Kosta Novakoviq” dhe në të njëjtën rrugë kthimi deri te qëllimi – sheshin “Maqedonia” në rr. “11 Tetori”. Itinerari i maratonës,…

Lexo më Shumë

Mësohet se Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafilin, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili. Bledar Trëndafili doli ditën e sotme para togave të zeza ku u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gjykata e Korçës. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht, por babai i dy fëmijëve u arrestua rreth 1 muaj pasi ngjarjes. Gjatë periudhës që qëndroi në arrati Bledar Trëndafili ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është mundur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në takim me qytetarët.Teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025, kreu i PS-së shprehet se do të ketë një angazhim kapilar në çdo qark të vendit. Rama thekson se në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030. “Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030për #SHQIPËRINË2030 #KrenarpërShqipërinë❤️ #VetëmPërpara➡️ #SHQIPËRIA2030“, shkruan kryeministri. [embedded content]

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu ka reaguar pas situatës problematike në Vlorë, ku reshjet e shumta të shiut përmbytën pjesën më të madhe të qytetit. Në një deklaratë për mediat, Vengu shprehet se puna është fokusuar në 4 kryqëzimet ende të bllokuara të qytetit të Vlorës. Po ashtu Vengu shton se: “Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse. Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e…

Lexo më Shumë

[embedded content] “Gold by Korça”, produkti më i ri “Birra Korça”, është kthyer në birrën më e preferuar e turistëve të huaj, si edhe e atyre vendas, me shijen e saj unike dhe autentike shqiptare. “Gold by Korça” u prezantua në festën e Birrës që u zhvillua në muajin gusht duke u kthyer menjëherë në një sensacion duke thyer çdo rekord shitjeje. Moderatori i emisionit “Log”, Endri Xhafo ka realizuar nje reportazh brenda fabrikës së “Birra Korça” ku prodhohet “Gold by Korça” duke zbuluar më shumë se si lindi ideja për krijimin e birrës më të kërkuar sot në Shqipëri.…

Lexo më Shumë

Një hap më tej në njohjen e pensioneve midis Shqipërisë e Italisë. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, bëri me dije dje se Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë, më 6 shkurt 2024. Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh; 13.6 milionë euro për vitin 2026; 13.1 milionë euro për vitin 2027; 15.1 milionë euro për vitin…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117  lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

Lexo më Shumë

Reshjet e mëdha dhe intensive të shiut që kanë përfshirë Komunën e Tetovës në orët e vona të pasdites dhe sonte është shkaku i rritjes së numrit të thirrjeve të zjarrfikësve nga persona që kanë nevojë për ndërhyrjen e tyre. Një thirrje e tillë zjarrfikëset kanë marrë nga Zhelina, ku një automjet furgon ka ngecur në pjesën e përmbytur të rrugës për shkak të ujit të akumuluar në nënkalimin në drejtim të Siriçinës. Katër zjarrfikësit të cilët kanë qenë në intervenim me automjetin e tyre dhe duke u tërhequr me litar kanë nxjerrë mjetin në të cilin ka pasur 11…

Lexo më Shumë

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një parashkim për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025. I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai tha se “do kemi skalionin e dytë apo të tretë  të PD që u mund me 1 milionë vota që sot ka dalë në resht të parë”. Ndërkohë për listat e PS, Vangjeli u shpreh se te listat e mbyllura do jenë të rinj dhe të reja, ndërsa ‘poshtë vijës do jenë peshat e rënda që disa do ndeshen me njëri-tjetrin, disa do ti largojë Rama’. Lorenc Vangjeli: E di çfarë do ndodhë në pranverën…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka replikuar me analistin Lorenc Vangjeli gjatë diskutimit në emisionin ‘Log’, ku ky i fundit u shpreh se aksioni i ndërmarrë nga opozita gjatë këtyre javëve në Kuvend, është i njëjtë me atë të vjeshtës së kaluar. Noka hodhi poshtë këto qëndrime duke thënë se opozita hyri në aksion vjeshtën e kaluar që të njiheshin të drejtat kushtetuese të opozitës, ndërsa sot nisma e tyre është ndryshe. “Nuk hymë për të rrëzuar regjimin atë kohë, por për të drejta e opozitës. Tani jemi për një kauzë tjetër, për çështje madhore, jetike për vendin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku deri tani raportohet për disa të vdekur dhe dhjetëra persona të tjerë të zhdukur. Me anë të një mesazhi në X, Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet homologut të tij dhe familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë. I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e…

Lexo më Shumë