Author: almakos

Një 19-vjeçar nga Shkupi me inicalet A.B është lënduar mbrëmë  rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se personi i lënduar në një bisedë zyrtare ka sqaruar se në ato momente ka qenë duke ecur në rrugë kur një person me inicialet B.B ka dalur nga vetura dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta ku personi i cili ka gjuajtur ka qenë me veturën “Pasat”. Minstria e Punëve të Brendshme “Është konfirmuar se personi i plagosur është A.B (19) nga Shkupi, i cili në…

Lexo më Shumë

Në zonën e Milanos, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një 18-vjeçar. Sipas policisë italiane, ka pasur një debati të ashpër në shtëpi, mes tyre, përpara sulmit. Autori i plagosjes është partneri i nënës së të plagosurit. I riu ndodhet i shtruar në spitalin Niguarda në gjendje kritike për jetën. Sulmuesi u ndalua rreth orës 4 të mëngjesit, në Novate dhe do të duhet të përgjigjet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i mallrave të vjedhura. Në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja, janë gjetur një gëzhojë, arma e përdorur nga 45-vjeçari, e…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në prezantimin e të arriturave për 100 ditët e para të Qeverisë tha se, përfaqësuesit e Frontit Evropian nuk janë mësuar të jenë në opozitë dhe dëshirojnë të me çdo kusht të jenë në pushtet.Mexhiti, i pyetur për largimin e Thaçit, shtoi se ata as ideologjia e as e kaluara nuk i ka bërë bashkë ata.“Kishte të shtëna, kishte vrasje nga aktorët e njëjtë. Ata janë bashkë si Front Evropian jo për ndonjë vlerë evropian as për ndonjë ideologji por qëllimi ishte me çdo çmim të jenë në pushtet. Momentin që nuk ka pushtet nuk ka çfarë…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të ndërmerren ditën e nesërme për shkak të protestës së thirrur nga opozita, në orën 18:00 përballë Kryeministrisë. Përmes një njoftimi, blutë njoftojnë se nga ora 18:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim  të qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri tek sheshi “Nënë Tereza”, sikurse dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, ‘Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Opozita njoftoi se protesta do të nisë përballë Kryeministrisë, por gjithashtu paralajmëroi se do të ketë një bllokim të madh të rrugëve në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, lidhur me vdekjen e foshnjës 14 muajsh tha se ai në detaje është i informuar rreth asaj se çfarë ka ndodhur dhe se patjetër duhet të ketë përgjegjësi, informon SHENJA. “Por mos pritni prej meje sot të sillem si gjykatës dhe të sjell vendim, sepse më duhen detaje nga organet kompetente, të konstatojmë nëse ka patur gabim mjekësor dhe pas asaj lënda lëshohet në gjykatë dhe atje vendimi të sillet për mëtutje”, deklaroi Taravari. Ministri tha se foshnja është kthyer dhe se për detaje të mëtutjeshme komisioni do të konstatoj. “Mos pritni që unë të…

Lexo më Shumë

Një grua rreth të 50-ve në Pogradec ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Bazuar ne informacionet e para, gruaja është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë shkak, ajo më pas është nisur menjëherë me urgjencë drejt Tiranës me helikopter. Sipas familjarëve, gruaja që tentoi t’i japë fund jetës vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj dhe ka ndërmarrë një akt të tillë. Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Policia ka dalë me detaje të reja për gjuajtjen me armë zjarri në Xhon Kenedi, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e djeshme.“Është konfirmuar se personi i plagosur është A.B (19) nga Shkupi, i cili në bisedë me zyrtarët policor ka shpjeguar se përderisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën ‘Cvetan Dimov’ nga një makinë ka dalë B.B dhe ka shtënë ndaj tij disa herë me pistoletë. Po punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB, transmeton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se shporta vjeshtore ka mundësuar uljen e çmimeve të produkteve të caktuara, veçanërisht të produkteve të drithërave, për rreth 10 për qind. Kjo, shton ai, e plotësuar me shportën e nxënësve, që ka mundësuar në uljen e çmimeve të reduktimin e produkteve të caktuara deri në 20 po edhe 30 për qind, mundëson kursime për qytetarët. Sipas tij, në përmirësimin e standardit kontribuon gjithashtu inflacioni i ulët, i cili, siç tha ai, në gusht arrin në 2,2 për qind. “Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht mbi situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës, e cila për shkak të motit të përkeqësuar është “zhytur” nën ujë prej dy ditësh. Sipas ministrisë, situata është përmirësuar dhe të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme si nga automjetet ashtu dhe nga kalimtarët. Sakaq, sqarohet se janë angazhuar 31 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme. Ministria shprehet në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit banorëve të prekur nga përmbytjet u janë dërguar gjithsej 4.5 ton mallra ushqimore, 4.5 ton ujë dhe 200 litra detergjente. Po…

Lexo më Shumë

Nga NPK “Komunalec” në Gostivar, në njoftimin e ri thuhet se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit aktualisht nuk është i sigurt për pije. . Deri në njoftimin e dytë, nga NPK “Komunalec” Gostivar, qytetarët të mos e pinë ujin nga rubineti, nga ujësjellësi.Probleme me ujin ka pasur ngjajshëm dhe në javën e kaluar. Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut. MARKETING

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Vlorës, ku një foshnje 5 ditësh ka ndërruar jetë. Sipas uniformave blu, dyshohet se shkak i vdekjes së foshnjes ka qenë mjekimi i pakujdesshëm. Për këtë arsye, është proceduar penalisht mjekja pediatre I.C., 53 vjeç, mjeke në maternitetin e Vlorës. Ajo akuzohet për “Mjekim i pakujdesshëm”, i dënueshëm me gjobë ose heqje lirie deri në 5 vite. Sakaq, bëhet me dije se foshnja ka ndërruar jetë me datë 4 tetor. Autoritetet po vijojnë me hetimin e ngjarjes, për të zbardhur dhe dokumentuar të plotë shkakun e vdekjes së foshnjes dhe për përcaktimin…

Lexo më Shumë