Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass-in e Fierit ditën e sotme, pranë Spitalit “Memorial”. [embedded content] Sipas informacioneve paraprake, kamioni ka qenë pa ngarkesë dhe ka marrë flakë në ecje. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë nga mjeti. Ende nuk dihet saktësisht shkaku që shkaktoi zjarrin, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik. [embedded content] Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është shkrumbuar plotësisht.
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese, me datë 19 nëntor 2024 do të shqyrtojë në seancë gjyqësore kërkesat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për rrëzimin e masave të sigurisë të ndërmarra ndaj tij nga SPAK dhe GJKKO. Kërkesa e Sali Berishës: “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 17, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156) të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. Sali Berisha ndodhet që prej dhjetorit të vitit të…
Inspektorë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga sot në mëngjes po kryejnë mbikëqyrje inspektuese në spitalin Kozle dhe Klinikën e fëmijëve në Shkup, pasi që pardje vdiq foshnja 14-muajshe, ndërsa paraprakisht prindërit e tij kërkuan të hospitalizohet, por nuk është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, konfirmoi sot minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pas shënimit të Ditës së dhurimit të organeve u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ministri i Shëndetësisë, Taravari theksoi se sot në mëngjes la pasur takim me drejtorin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. “Takimi i aprë sot në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi…
Vrasja e 65 vjeçarit, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (6 tetor) në fshatin Gjashtë të Sarandës duket se e ka zanafillën prej një debati për zërin e lartë të muzikës. Bëhet me dije se viktimës i kishte ndërruar jetë vajza e tij rreth 3 javë më parë nga një sëmundje e rëndë. Për këtë arsye, Gëzim Bizgjoni i kishte kërkuar autorit të krimit, Admir Beqirit që të ulte muzikën për të respektuar zinë. Por, 42-vjeçari ka refuzuar dhe mes tyre ka nisur një përplasje fizike që dyshohet se degradoi në përdorimin e shishes së qelqit. Admir Beqiri mësohet…
Protesta e opozitës, cila zhvillohet sot në orën 18:00 do të monitorohet edhe me kamera me rezolucion të lartë, të cilat janë vendosur në shtyllat. Me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat dhe për të mos ndikuar kështu në transparencën në rast të ndonjë incidenti, shtyllat janë lyer me graso. Deri më tani dihet se protestuesit do të mblidhen në orën 18:00 përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas do të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit, me synim bllokimin e qarkullimit të saj. Ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqendrohen grupet e protestuesve, por do të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të hënë në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj. Ky aks cilësohet i rëndësishëm pasi është pjesë e Korridorit VIII është lakuar disa herë gjatë daljeve publike të qeverisë në mbikëqyrje të punimeve të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Vlera e gjashtë kontratave në total llogaritet në rreth 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro. “Aksi rrugor Elbasan – Lekaj përshkon ultësirën e luginës së Lumit të Shkumbinit nga qyteti i Elbasanit deri në afërsi të grykëderdhjes së tij. Ky aks rrugor, në gjendjen ekzistuese kalon në rrëzë të kodrave të anës…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, e ka shpërndarë abetaren e unifikuar me Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të përdoret si material shtesë nga nxënësit shqiptarë të klasës së parë Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, u shpreh i lumtur që është pjesë e shpërndarjes së abetares së unifikuar, ndërsa theksoi se kjo për fëmijët simbolizon edhe fillimin e marrëdhënieve me gjuhën dhe traditat shqiptare. “Ishte përvojë e bukur dhe emocionuese që të jem pjesë në hapat e parë të udhëtimit drejt botës së tyre të dijes dhe zbulimit të…
Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme. Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po…
BDI në një konferencë për media, ka akuzuar drejtorin e MEPO-s, Burim Latifi se ka blerë lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë.“Sot jemi këtu për të informuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi, kuadër i partisë së Izet Mexhitit kushëriri i tij i parë, i cili në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë. Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Mexhiti,…
Jofiel Koço është astrologu i cili i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati në Korçë, në zonën e njohur si “pallati i kinezëve”. 53 vjeçari ishte një astrolog i njohur, i cili ftohej shpesh në emisione televizive për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit. Jofiel Koço raportohet se ishte prind i dy fëmijëve, por jetonte vetëm në banesë. “Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur…
“OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë me studentë nga disa qytete të RMV-së në qytetin e Manastirit. Seminari u realizua me një program të larmishëm, ku u prezentuan tema të ndryshme nga panelistët.Ky program u shoqërua edhe me vizita të ndryshme të monumenteve të shumta historike që i ka ky qytet, si; 1. Xhamia Qendrore: Is’hak çelebi (Is’hakije). 2. Xhamia Muze: Jeni xhamia. 3. Xhamia e Pazarit: Haxhi Mahmud Bej. 4. Xhamia Hajdar Kadi. 5. Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Kongresi i Manastirit). 6. Qendra e Manastirit – Magnolija. 7. Bezisteni i Manastirit ( Kapalı Çarshia e Manastirit). 9. Çarshia e Vjeter Osmane.10. Saat Kulla e Manastirit.11.…
Siç ka ndodhur në çdo protestë tjetër të mbajtur nga opozita, Kryeministria ka marrë masat e saj për të siguruar hyrjen e godinës. Kjo ka ndodhur pasi vetë PD-ja ka njoftuar se nisja e tubimit do të jetë përballë Kryeministrisë, e më pas sipas saj do të përhapet në rrugët e kryeqytetit. Fotoja e mësipërme paraqet dyert e kryeministrisë, të cilat janë të ‘blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në…

