Author: almakos

[embedded content] Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boci, etj janë disa nga deputetët që po marshojnë në protestën e thirrur nga opozita. Mësohet se ata janë zhvendosur nga Kryeministria drejt nje institucioni tjetër. Kujtojmë se nga kjo protestë opozita synon krijimin e një qeverie teknike, ndërsa nuk ka skenar sesi do të zhvillohet.

Lexo më Shumë

Organizatat Joqeveritare në vend, OKH “Merhamet” dhe “Vizioni M”, kanë shpallur aplikimet online për kurset e gjuhës turke që pritet të mbahen në 14 qendra në nivel republikan. Duke filluar nga data 05 tetor deri më 12 tetor, nxënësit dhe studentët, të cilët janë të interesuar që të mësojnë gjuhën turke, do të mund të bëjnë aplikimet e tyre online. Kurset e gjuhës turke janë falas. Të gjithë të interesuarit, mund të bëjnë aplikimet e tyre në linkun poshtë: 📢 Fillon Kursi I Gjuhës Turke! 📚 Dy herë në javë me nga 2 orë 📝 Data aplikimit: 05.10.2024 – 12.10.2024…

Lexo më Shumë

[embedded content] Ka nisur tubimi i opozitës ku qindra qytetarë janë mbledhur dhe kanë nisur marshimin e tyre. Sic shihet dhe nga pamjet e publikuara, mbështetësit demokratë kanë bllokuar disa prej akseve kryesore. Në foto qytetarët ndodhen pranë Ministrisë së Brendshme ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Lexo më Shumë

Mbështetësit opozitarë janë mbledhur sot në Tiranë në protestën e thirrur nga demokratët dhe kanë nisur tubimin duke djegur një gomë para Presidencës. Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë. Ndërkohë rreth godinës së kryeministrisë janë vendosur forca të shumta të policisë, të cilët të pajisur me helmeta për të qenë në gatishmëri. Kujtojmë se rreth 1500 efektivë policie janë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita. Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:13 është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkup. “Më datë 06.10.2024 në ora 21.13 në SPB Shkup, B.J. nga Shkupi ka raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri në automjetin e tij “Opel Corsa” me targa të Shkupit, të parkuar para shtëpisë së tij në zonën “11 Tetori” në Shkup. Ekipi i policisë nga stacioni policor i Kisella Vodës ka inspektuar vendin dhe ka gjetur katër gëzhoja. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish-deputeti demokrat,  Ervin Salianji, ka reaguar me një mesazh nga burgu, pak para protestës së thirrur sot nga opozita. Teksa i bën thirrje qytetarëve të reagojnë. Salianji shkruan përmes një letre se opozita sot është më e fortë se kurrë. Më tej ai shprehet se të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Reagimi: Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse…

Lexo më Shumë

Është publikuar lista zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, që do të zhvillohet në maj të vitit 2025 në Bazel, Zvicër. Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës dhe artistë të rinj. Lista e…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentarja , Elisa Spiropali, ka reaguar në një vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Teksa bën thirrje për paqe, Spiropali shprehet gjithashtu  se lufta që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra qytetarëve civilë, dhe duhet të mbarojë një orë e më parë. “Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, shkruan ajo. Reagimi i plotë Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi…

Lexo më Shumë

Këtë vit nxënësit do të mësojnë pa libra të gjuhëve të huaja. Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska dhe shkencës sot njoftoi se tenderi për librat e gjuhëve të huaja do të shpallet në muajin janar dhe vitin e ardhshëm nxënësit do ti kenë librat në dispozicion. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT “Tenderi për furnizimin me libra të gjuhëve të huaja më së voni do të shpallet në muajin janar, që nënkupton se në vitin tjetër të ardhshëm të gjitha librat e gjuhëve të huaja do të jenë në dispozicion”. E pyetur lidhur me strategjitë e reja të arsimit,…

Lexo më Shumë

“Sot po përfundojmë me sukses një projekt, fokusi kryesor i të cilit ishte zgjidhja e një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi si shoqëri – papunësia afatgjatë dhe varësia nga ndihma minimale e garantuar”, tha Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në fjalën e tij në aktivitetin përmbyllës të IPA projektit trevjeçar “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës”, të organizuar nga Agjencia e Punësimit. Ministri theksoi se në fillim të këtij projekti kanë vendosur qëllim ambicioz që t’u japin grupeve të rrezikuara mundësinë për pavarësi ekonomike, duke i përfshirë në programe të specializuara…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka folur në lidhje me protestën kombëtëre të opozitës që pritet të nis ditën e sotme në Tiranë, ku tha se në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Në një lidhje për News24, Vokshi tha se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste dhe se qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit. “E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë” tha ajo. Albana Vokshi: Në…

Lexo më Shumë

Nga BDI përmes një pres konference kanë reaguar duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Klinikës Rexhep Mehmedi shkaku i fëmijës 14 muajsh që ndërroi jetë. “Kjo paraqitje për media duheshte asnjëherë mos të ndodh. Sot jemi këtu se një foshnje 14 muajshe u nda nga jeta ditë më parë. Fillimisht shprehim ngushëllimet më të sinqerta për prindërit dhe familjarët duke ndarë dhimbjen së bashku me ta. Që nga fillimi me punë i kësaj Qeverie, ne si BDI kemi shprehur vërejtjet dhe shqetësimet e tona lidhur me planin e funksionimit të sistemit shëndetësor në vend nga ana e Ministrit të Shëndetësisë,…

Lexo më Shumë