Author: almakos

Tri nxënëse të klasave 6 deri në 9 në komunën e Gjakovës, kanë qenë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit, si pasojë e një loje të rrezikshme që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” tash e një kohë. Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi ishte ajo që raportoi këto raste në Policinë e Kosovës. Kumonva-Baçi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ardhur deri tek pranimi i informatave për këtë fenomen. “Të premten kam pranuar një informatë jozyrtare nga një prind që ka qenë e shqetësuar për një vetëlëndim që ka dyshuar në vajzën e saj.…

Lexo më Shumë

Deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, në konferencë për media ka akuzuar kryetarin e Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej se ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhe pse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.“Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme…

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike sot do të mbajë seancë në Kuvend. Në seancën e këtij Komisioni do të shqyrtohet Raporti Përfundimtar për auditimin e kryer me temën “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe profesional” i përgatitur nga Enti Shtetëror i Auditimit.ESHS-ja konkludon në raport se me auditimin e kryer dhe metodologjinë e aplikuar të auditimit, dëshmitë e mbledhura të auditimit kanë fituar siguri se aktivitetet e Qeverisë si bartëse e politikave të menaxhimit të migracionit nuk janë efektive në reduktimin e largimit të stafit me arsim të lartë…

Lexo më Shumë

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka pësuar djegie së bashku me babain e saj, nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet. I ati i aktores u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve. Aktorja shprehet se së bashku me protestues të tjerë shkuan për të shuar flakët në trupin e të atit, por pësoi djegie edhe vetë. Ajo u shpreh se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj u shua pas disa minutash, ndërsa thekson se efektivët “për asnjë çast nuk na hodhën…

Lexo më Shumë

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka reaguar në lidhje me konferencën e djeshme të BDI-së, ku ai, u akuzua se ka porositur lule në vlerë prej 15 mijë eurove. Latifi, ka deklaruar se procedura ka filluar nën menaxhimin e mëparshëm dhe është firmosur nga zyrtarë të BDI-së dhe Frontit Evropian. Ja dhe postimi i tij i plotë: Të dashur miq, Në interes të informimit objektiv të opinionit, po e elaboroj situatën aktuale me furnizimin e regullimit hortikulturor në ShA MEPSO, e cila u bë pjesë e ngjarjeve ditore politike. Së pari, prokurimin e famshëm të hortikulturës e ka bërë menaxhmenti…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë, Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka. Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri. Ata knë dëshmuar se ishin të vegjël kur Denis Loka i përdhunoi dhe në momentin që u zhvendosën në Greqi u përpoqën ta harronin. Megjithatë, ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi.…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani thotë se Brukseli nuk e ka hedhur poshtë tërësisht ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar. “Në Bruksel, ai propozim nuk shihet me optimizëm të madh, por nuk refuzohet plotësisht. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për partnerët tanë strategjikë. Kjo nuk varet shumë nga ata, por nga vullneti dhe angazhimi ynë”, thotë ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani, lidhur me kërkesën e Qeverisë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.I pyetur se pse kryeministri Hristijan Mickoski thotë se propozimi është refuzuar dhe…

Lexo më Shumë

Policia ka proceduar penalisht, Sekretarin e Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreun e Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretarin organizativ, Ervin Minarolli, pas protestës së një nate më parë në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov. Sipas bluve, Bardhi, Noka dhe Minollari u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe një 57-vjeçar, i identifikuar si Xhevahir Rrushi, ndërkohë që janë shpallur në kërkim nëntë persoan të tjerë. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar…

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë. Diplomatja amerikane ka mbërritur në ministrinë e Brendshme paraditen e sotme për t’u takuar me ministrin Hoxha. Kujtojmë se opozita mbylli protestën kombëtare, një natë më parë (7 tetor) në zbatim të mosbindjes civile, pas rreth tre orësh. Tubimi nisis rreth orës 18:00 dhe u mbyll rreth orës 21:00. Demokratët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas protestuan me mjete prioteknike para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës, selisë së PS-së e…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në shtator të vitit 2024, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,3 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, është 0.3 për qind.Rritje e inflacionit në shtator të vitit 2024, krahasuar me gushtin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetesë në grupet: ushqimi dhe pije joalkoolike për 1.7 për qind, mobiljet, inventari dhe mirëmbajtje për amvisëri për 1.1 për…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati. Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës. Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë. Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të…

Lexo më Shumë