Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë. Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi…
Author: almakos
Raportohet jozyrtarisht se në Sllatinë të Tetovës janë gjetur dy trupa të pajetë. Sipas informacioneve jozyrtare, trupat e viktimave janë nënë e bijë. Mësohet se kryefamiljari së bashku me djalin janë në Spitalin e Tetovës në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik. /SHENJA/ MARKETING
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një grua 37 vjeçare ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj për shkak të komplikacioneve shëndetësore të hasura. Gazetari Igli Çelmeta nga News 24 raporton se gruaja e identifikuar B.Deliu ka humbur jetën ditën e djeshme (7 tetor), në orën 7 të mëngjesit. Bëhet me dije se 37 vjeçarja ka qenë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ditën e shtunë (5 tetor), por fatkeqësisht foshnja e saj kishte ndërruar jetë ende pa lindur (në bark). Më pas kanë nisur komplikacionet e shëndetit të 37 vjeçares e cila nga materniteti është dërguar…
Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Tiranë, ku një një grua 37 vjeçare e cila sapo kishte lindur, ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën një ditë më pas. Gazetari Igli Çelmeta nga News 24, raporton se gruaja kishte lindur një ditë më parë në maternitet, por për shkak të komplikacioneve është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ende nuk dihet çfarë komplikacionesh janë hasur që i kushtuan jetën 37 vjeçares dhe foshnjës së saj të sapolindur. Sakaq, uniformat blu po vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Partia Demokratike Shqiptare me në krye me Menduh Thaçin, definitivisht është larguar nga Fronti Europian, koalicion ky që u krijua para zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Këtë e pohoi kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi të hënën në mbrëmje në një emision në Klan Maqedoni. Thaçi nuk ka treguar arsyet e largimit të tij nga ky koalicion, ndërsa mes tjerash tha se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë. Megjithatë, ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Billali Zendeli, tha se grupi parlamentar i Frontit është në përbërje të plotë, ndërsa shtoi se Thaçi…
Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i arrestuar në muajin janar të vitit 2023. Gazetari Igli Çelmeta raporton se pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet. Vendimi shpallet në datë …
Dita e Kryengritjes Kombëtare – 11 tetori 2024 është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Siç informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, kjo festë është ditë jopune në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Moldavisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë” nr. 21/98 dhe 18/ 07).Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët për festën. MARKETING
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar ndaj Avni Bashukaj 2 vite shërbim prove, i cili akuzohet për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë. Me datë 13 shrtator, SPAK dorëzoi pranë GJKKO-së kërkesën me objekt “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Avni Bashkukaj, datë 10.09.2024”. Kështu, pas përfundimit të gjykimit, Gjykata e Posaçme vendosi që Bashukaj të mos kryejë dënimin e tij me 1 vit heqje lirie, por me 2 vite shërbim prove. Kushti është që Bashukaj të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajjë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Për…
Në Spitalin Rajonal të Dibrës janë paraqitur dhjetëra persona, mes tyre dhe të mitur, për ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma helmimi. Dyshohet se shkak i helmimit është bërë uji i pijshëm. Megjithatë, uniformat blu përmes një grupi hetimor kanë nisur punimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit të tyre. Blutë njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve do të ketë një informacion më të detajuar. “Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë…
Gazetarja Venera Latifi-Azizi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së RMV-së. Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend. Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun. Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka propozuar gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Celibashi ka deklaruar disa prej kandidatëve të 14 majit kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare. KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë,…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 28-vjeçart shqiptar, Denis Loka në Greqi, nga dy kushërinjtë e tij. Dy vëllezërit shqiptar kanë treguar para hetuesve grek se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç. I mituri Enis Loka, që ka marrë përsipër krimin duke pohuar se goditi kushëririn me thikë në qafë, dhe vëllai i tij 19-vjeçar, Aleksandros, kanë deklaruar abuzimi seksual ndaj tyre ishte arsyeja pse ndërmorën aktin e rëndë. Gjithashtu është marrë në pyetje edhe babai i dy vëllezërve. Ai është shprehur se kishte kontaktuar me 28-vjeçarin kur kishte marr…

