Në Spitalin Rajonal të Dibrës janë paraqitur dhjetëra persona, mes tyre dhe të mitur, për ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.
Dyshohet se shkak i helmimit është bërë uji i pijshëm.
Megjithatë, uniformat blu përmes një grupi hetimor kanë nisur punimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit të tyre.
Blutë njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve do të ketë një informacion më të detajuar.
“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, njofton policia e Dibrës.