Author: almakos

NGA RESINA PLLAHA  Me fillimin e vitit të ri akademik, para studentëve të rinj hapet një horizont i ri, plot me mundësi dhe sfida. Vendimi për të zgjedhur universitetin e duhur është një hap i rëndësishëm që përcakton drejtimin e karrierës suaj të ardhshme. Për studentët që ende janë në dilemë, periudha e tretë e regjistrimeve është mundësia ideale për të bërë një zgjedhje të menduar dhe strategjike, dhe unë ju inkurajoj që të merrni në konsideratë Universitetin “Luarasi” për të nisur këtë udhëtim të rëndësishëm. Universiteti “Luarasi” jo vetëm që ofron një ambient akademik të shkëlqyer dhe modern, por edhe…

Lexo më Shumë

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023. Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023. Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të…

Lexo më Shumë

Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri një vizitë lamtumire në në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it Ulutas për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë…

Lexo më Shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  u shpreh se së shpejti do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre. “Kemi pasur prej vitesh në bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e fundit me…

Lexo më Shumë

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali. Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”. Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe…

Lexo më Shumë

Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile. “Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm…

Lexo më Shumë

Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, raporton se po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje.

Lexo më Shumë

Në dhjetë vitet e fundit, 40 për qind e kuadrove me arsim të lartë dhe atij profesional po largohen nga vendi. Maqedonia e Veriut është në 20 vendet e para me emigrim të kuadrove me arsim të lartë dhe profesional dhe në vendin e pestë në kuadër të Bashkimit Evropian, theksoi sot auditi shtetëror Maksim Acevski, para Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, të Punës dhe Energjisë. Acevski prezantoi pjesë nga Raporti Përfundimtar për auditimin e përfunduar me temë “Efektshmëria e masave për parandalimin e largimit të kuadrove të arsimit të lartë dhe profesional” të përgatitur nga Enti Shtetëror i Revizionit,…

Lexo më Shumë

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete, ka ndodhur në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen muzeale Mangalem, në Berat. [embedded content] Një automjet, tip Opel, me targa të huaja, ka goditur mjetin, tip volkswagen, i cili ishte në pritje të semaforit. Nga goditja e fortë është edhe një mjet tip Mercedes Benz, i cili ndodhej përpara makinës Volkswagen. Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku bëhet me dije se i plagosuri ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në…

Lexo më Shumë

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dhënë njoftimin se ditën e enjte (10 tetor) do të bëhet inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, ceremoni në të cilën do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Përmes një njoftimi zyrtar, Komuniteti Mysliman Shqiptar shpreh falënderime ndaj Presidentit turk për mbështetjen e tij. Falënderime pati gjithashtu dhe për mbështetjen administrative. Në ceremoni do të jetë i pranishëm dhe Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, si përfaqësues i KMSH-së në inaugurimin, i cili do të jetë gjithashtu dhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët për administrimin e Xhamisë së…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor sot pasdite doli me informacion për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme të zbatuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, Klinikns për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle” dhe institucionit shëndetësor privat Eholab – ordinancë e mjekësisë së përgjithshme, lidhur me trajtimin dhe mjekimin e foshnjës së vdekur 14-muajshe. Në raport bëhet e ditur se fëmija është dërguar te mjeku amë më 30 shtator me simptoma të të vjellave dhe është konstatuar se nuk kishte temperaturë, ndërsa fyti i është skuqur lehtë dhe i është auskultuar pa gjetje në mushkëri. Të njëjtën ditë, pasdite, fëmija për shkak të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka bërë të ditur sot rreth orës 14 në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre K.SH (36) dhe vajza e saj e mitur. Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëher pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku…

Lexo më Shumë