Evidenca ose regjistrimi për përkatësinë etnike në administratën publike, “vulosje” në noter e përkatësisë etnike gjatë punësimit të kandidatit, pika shtesë për kandidatin me përkatësi etnike i cili i nevojitet institucionit, janë vetëm disa nga propozimet e draft-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilat “VLEN” do t’i ofrojë si zgjidhje pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi “balancuesin” –mekanizëm për punësim në bazë etnike, thekson zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ‘balancuesin’, VLEN menjëherë do të fillojë të gjejë zgjidhje të re. Si do të quhet, ‘balancues’ ose ligj për përfaqësim të drejtë, për këtë…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Leskovik ku një 40 vjeçar i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur. Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se ka qenë një telefonatë e një banori të zonës që ka njoftuar policinë e më pas policia e komisariatit të Kolonjës është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi policia ndërkohë me të mbërritur në vendngjarje do të vijojë me punën për zbardhjen e rrethanave.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi përfundimisht balancuesi, mekanizmi që garantonte përfaqësimin e drejtë të komuniteteve të të punësuarve në administratën shtetërore. Pas disa orëve diskutim, votimi i anëtarëve të Kushtueses ishte i fshehtë dhe me shumicë votash, pra nuk ishtë njëzëri. Kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski, gjatë prezantimit të argumenteve në bazë të së cilit e kanë sjellë këtë veprim, tha se veprimet afirmuese, siç paraqet edhe balancuesi, kanë dy parime kyçe: I pari është, pabarazi brenda pabarazisë dhe i dytë është pabarazi në emër të barazisë. Me këtë, Kostadinovski tha se, gjatë punësimeve i është dhënë përparësi përkatësisë etnike e…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme…
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të shfuqizuar “balancuesin”.“As Sllobodan Millosheviq nuk mund të ëndërronte të marre vendime aq të mbrapshta aq sa mund të bëjë përmes votimit margjinalizues Gjykata Kushtetuese e RMV-së. Rrëzoni dhe ligjin e gjuhës e bëhuni rehat, po pastaj?P.S. Niveli i përgjegjësisë së VLEN do të matet tani, ose me reaksion, ose me retorikë boshe”, ka shkruar Lloga. MARKETING
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave të ndërmarra në kuadër të vizitës së presidentit turk Erdogan, i cili pritet të vijë nesër në kryeqytet për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Njoftimi i policisë: Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e vizitës së Presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe…
Helmimi rezulton të jetë shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Sllatina, kanë njoftuar sot nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë. Prokuroria bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e ngjarjes, ku dje janë gjetur të vdekura nëna 36-vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare. Ndërkohë analiza i janë kryer dhe djalit të mitur që ndodhet në spital ku pritet të dalin rezultatet. Të njëjtat analiza po i bëhen dhe kryefamiljarit i cili është arrestuar, pasi fillimisht u dyshuar se ishte ai autor. Njoftimi i Prokurorisë: Të…
Helmimi është shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Sllatina, kanë njoftuar sot nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë. Prokuroria njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke ndërmarrë veprime intensive për pastrimin e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës ku dje janë gjetur të vdekura nëna 36 vjeare dhe vajza e saj 4 vjeçare. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE TETOVË “Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes, andaj nga e ndjera janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovik të Kroacisë, ku do të jetë pjesë e samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”. Rama u prit nga homologu kroat Andrej Plenkoviç dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky. Udhëheqësit politikë të Evropës Juglindore, duke përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të jashtëm, po marrin pjesë në samitin e Evropës Juglindore të Ukrainës në Dubrovnik të sot në qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ne do të diskutojmë bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes, rehabilitimin e luftëtarëve tanë të plagosur në vijën e…
Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin një pankartë me mbishkrimin “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, në rrethojat te pika kufitare në Merdar. Të njëjtit kanë kërkuar nga PSD që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate. Në pankartën e PSD-së, ishte e vendosur figura e kryeministrit, Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”. Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia, në Merdar. Por nga PSD përmes një psotimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar…
Në “REK Bitolla” në vazhdim janë përgatitjet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Është duke u kontrolluar stabiliteti dhe besueshmëria e impianteve pas riparimeve të “TE Bitolla 2” dhe “TE Bitolla 3”. Në “TE Bitolla 1”, njoftuan sot nga “REK Bitolla” këtë vit nuk është bërë asnjë remont, kështu që për atë impiant janë planifikuar ndërhyrje shtesë në prag të dimrit. “Sipas këtyre aktiviteteve të sinkronizuara, mëngjesin e sotëm nga rrjeti është shkyçur Blloku 3, ndërsa po punohet për përfshirjen e Bllokut 2. Pritet makineria të sinkronizohet me rrjetin elektrik të Maqedonisë rreth orës 15.00”, njoftoi “REK Bitolla”. Sipas planit…
Nga ekzaminimet e kryera ndaj Klea Prengës , e cila u dhunua nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha rezultoi se blogerja ka dëmtime të rënda të përhershme në fytyrën e saj. Në raportin e publikuar është thënë se perveç anës emocionale e cila duket e ngarkuar, Klea ka dhe pasoja në pjesët ku është goditur me shishe qelqi si mpirje të anës së djathtë të fytyrës kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Raporti ‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana…

