Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre. Gazeta “Panorama” zbardh vendimin me procedurën, kushtet dhe lehtësitë për aplikim.Më konkretisht, rritja e nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë si dhe rritjes së vlerës së banesës për përfituesit,…
Author: almakos
Punonjësi i policisë bashkiake në Vlorë, Bruno Jazaj është dhunuar barbarisht nga dy persona, të cilët janë babë e bir. [embedded content] Polici është shprehur se autorët i njeh, por nuk ka pasur asnjëherë konflikt me ta. Jazaj sqaron se fillimisht është afruar djali duke e kërcënuar me fjalinë “O gangster që vendosni gjoba”. Sipas policit, ai nuk i ktheu përgjigje djalit por ky i fundit ka vijuar me këtë frazë me tone më të larta. Ai shprehet se djali u afrua për ta goditur e pas tij ka ardhur prindi. Ky i fundit i ka thënë policit “lëre djalin…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka deklaruar se ligji për përfaqësim adekuat është gati dhe se do të jetë shumë më i mirë se mekanizmi i balancuesit.Taravari tha se marrëveshja mes tyre dhe VMRO-së ishte që ata ta përgadisin ligjin, ndërsa do të merren mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej do ta dorëzohet në Kuvend.“Besoj që do të ketë mirëkuptim prej të gjithëve dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë sesa instrumenti apo mekanizmi i Balancuesit. Uroj që të kemi përkrahje sepse më përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve është kategori kushtetuese, është e pakontestueshme, çdo…
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas vendimit që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut“Maqedonia e Veriut anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Pas një pune të palodhshme diplomatike prej katër vitesh dhe pas shumë takimeve të zhvilluara, sot arritëm të bëhemi anëtarë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC). Përgëzoj të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut për këtë sukses të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë”, ka shkruar Osmani. MARKETING
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zbulimin e një shtëpie bari, e cila ishte ngritur në një magazinë të kohës së komunizmit. Sipas njoftimit, blutë e kryeqytetit thonë se kjo magazinë ishte privatizuar nga tre persona, ndërsa janë shoqëruar disa shtetas. Ndërkohë thuhet se shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Tiranë/Informacion paraprak Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. “Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. I pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndërsa i dyti në…
Ish-noteri, njëherazi dhe fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, është dënuar me një vit burgim pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë së Fierit ajo që vendosi burgimin e këngëtarit, së bashku dhe të shtetasit F.A., pasi të dy në bashkëpunim kanë falsifikuar dokumente. Luiz Ejlli ka falsifikuar deklaratën noteriale për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të shtetasit F.A.. Ky i fundit, i cili asokohe ishte i pandehur, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në Prokurori, për t’u përdorur në proceset e tij gjyqësore. Kjo deklaratë noteriale ishte falsifikuar në…
Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022,…
Një i person është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazin, për shkak të punës dhe profesionit të tij. Kështu u bë e ditur nga një njoftim për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ndër të tjera thuhet se i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. “Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari V.K., për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Zbardhet mendimi i pakicës së gjyqtarëve të Kushtetueses për padinë e Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve alkoolike që kërkoi shfuqizimin e ligjit për unifikimin e akcizës. Në qëndrimin kundër shumicës që vendosi rrëzimin e kërkesës së prodhuesve dhe la në fuqi ndryshimet ligjore për dyfishimin e akcizës, dy gjykatësit fillimisht argumentojnë se Gjykata Kushtetuese nuk respekton parimin e shtetit të së drejtës në dy çështje me tipologji të njëjta pasojash, cenimin e proporcionalitetit. “Duke mbajtur në konsideratë ngjashmërinë e dy çështjeve, çmojmë se çështja konkrete duhet të kishte të njëjtin përfundim me rezultatin e arritur për Ligjin e Tatimeve –…
Detaje të reja janë zbuluar sërish lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në kryeqytet, ku një godinë e periudhës së komunizmit ishte shndërruar në një shtëpi bari. Bëhet me dije se kjo ish-magazina është në pronësi shtetërore dhe se në fakt kjo godina vëzhgohej nga roje. [embedded content] Droga e llojit cannabis sativa kultivohej në një godinë e kohës së komuizmit. Kati i dytë e kësaj ish-magazine ishte përshtatur si shtëpi bari me llampa elektrike për të kultivuar drogën në mënyrë artificiale. Magazina e vjetër u zbulua mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Hamdi Pepo”,…

