Author: almakos

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë në kryeqytet ku u zbulua një shtëpi bari. [embedded content]Raportohet se kati i dytë i ish-magazinave të kohës së komunizmit ishte përshtatur në shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës. Magazina e vjetër me drogë u zbulua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”. Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende. Një sasi e madhe droge është gjetur në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj publikimit të bisedave telefonike mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq, figurë e lidhur me krimin në veri të vendit. “Kur kapen në biseda telefonike me terroristë dhe kriminelë të veriut, dhe atë në bashkërendim të votimit parlamentar për interesat e pensionit të veteranëve, fajësojnë luftën hibride,” deklaroi Abdixhiku gjatë një takimi konsultativ me 209 asamblistë të LDK-së. Abdixhiku shtoi se qeveria aktuale sulmon çdo person apo institucion që nxjerr në pah të vërtetat për mënyrën se si është drejtuar vendi. “Jemi dëshmitarë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka kërkuar ngritjen e alarmit nga të gjitha institucionet e sigurisë për të zbuluar detajet e bisedave të të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radoiçiqin dhe Slavko Simiqin e Listës Serbe. Çuni ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet epilogu i këtyre bisedave dhe pasojat që ato mund të kenë. “Do të duhet të ngritët alarmi i të gjitha institucioneve të sigurisë që të zbulojnë deri në detajet më të vogla se cili ishte motivimi për këto biseda, cili ishte epilogu dhe tani cilat…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka reaguar pas pres konferencës së BDI-së para Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se “shqiptarët nuk janë mjet, por se janë ligj, janë Kushtetutë”.“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN!Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët. E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani. Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, ka shkruar Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së sotme (9 tetor) janë regjistruar reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës, në Lezhë. Nga intensiteti i lartë i shiut janë shfaqur probleme në fshatin Fishtë, ku bëhet e ditur se për shkak të vërshimit të përrenjve janë bllokuar disa rrugë. Uji ka arritur disa centimetra, duke bllokuar lëvizjen në zonë. Gjithashtu, nga vërshimi i përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balanacuesit përfundimisht ka nxitur reagime nga partitë politike. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, para Gjykatës Kushtetuese theksoi se ky vendim është shokues dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe se për shkak të kësaj do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejt dhe të barabartë të institucioneve. Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së “Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të përcaktuar përfaqësimin e drejt të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi godite…

Lexo më Shumë

Agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Tiranë, është zbardhur. Agjenda: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mirëpresë ditën e nesërme Presidentin Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë zhvillimit të vizitës zyrtare në Tiranë. 12:15 – Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan Vendi: Kryeministria 13:15  – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi 14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve Vendi: Kryeministria 14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan Vendi: COD, Kryeministri 16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nesër, më 10 tetor, në Kumanovë do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe. Toshkovski, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç bëhet e ditur Daçiq gjatë mbrëmjes do qëndroj në një darkë të veçantë, ndërsa nesër do vijon agjenda zyrtare.Në fund të korrikut të këtij viti në Beograd, ministri Daçiq pati një takim me ministrin Toshkovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë, ku u bisedua për përmirësimin…

Lexo më Shumë

Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, polici me inicialet B.J. ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë. Në lidhje me këtë incident, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse. Policia e Vlorës është duke zhvilluar hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ju dha afat prej 48 orë përfaqësuesve të VLEN-it, që të dalin para opinionit dhe të tregojnë se cili është mekanizimi ligjor i cili ka mundësi që të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat. “Kur kjo gjykatë politike që zbaton programet e një qeverie monoetnike sjell vendime të këtilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike, cili është? Ja edhe si jurist me sfondin tim të juristit, po i sfidojë, po i pyes, ndoshta janë kreativ dhe mund të japin përgjigje. Po thonë se balancuesin do ta bëjnë me ligj, more balancuesi edhe tash ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Ai thotë se BDI ka urdhëruar gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e balancuesit. “BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e Balancuesit. Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues! Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dhà 22 vjet mundësi!”, ka shkruar Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në Bulevardin “Republika” të qytetit të Korçës, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur. Mësohet se drejtuesi i motomjetit është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë