Author: almakos

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i koduar “Tuneli” që zbuloi se një magazinë e ndërtuar në periudhën e komunizmit, që është ende në pronësi shtetërore, u kthye në një shtëpi bari. Zbulohet se organizatori i këtij aktiviteti kriminal është Sajmir Karaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet blu. Por si organizator i këtij aktiviteti, kishte përfshirë dhe nipin e tij, Erlind Tresa, 28 vjeç, i cili është vënë në pranga. Ai akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Tresa është një person me…

Lexo më Shumë

Vijon beteja në Gjykatën e Posaçme në seancë paraprake për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gjykata e Posaçme pretendon ta çojë në themel çështjen, por edhe seanca e djeshme, edhe pse ka zgjatur për orë të tëra nuk ia ka arritur. Prokurorët e çështjes kanë lexuar kërkesën për gjykim, që sipas të dhënave të dala nga seanca, i kalon 150 faqe. Referuar të njëjtave informacione, mësohet se seanca do të zhvillohet javën e ardhshme, ndërkohë që ish-ministri dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar shpjegime në seancë në lidhje me format e…

Lexo më Shumë

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Sipas SHMU, moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë. Në pjesë tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese është dashur shumë më herët ta merr vendimin për shfuqizimin e balancuesit dhe nuk mendoj se jemi në krizë të sigurisë për shkak të shfuqizimit të saj, tha sonte presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte. Siljanovska në “ClickPlus” tha se Gjykata Kushtetuese duhej ta merrte këtë vendim shumë më herët. “I referoj të gjithë së pari, sepse ata i referohen burimit – Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për ta rilexuar edhe një herë. Thuhet qartë se kur flasim për administrim dhe punësim, kriteri i parë është ekspertiza dhe kompetenca dhe thonë se përveç këtyre duhet të respektohet parimi themelor i…

Lexo më Shumë

Besa Luzha, njohëse e zhvillimeve politike, ka deklaruar se çështja e përgjimeve, që sot u bë temë debati edhe në Kuvendin e Kosovës, është një gjë e zakonshme, duke marrë parasysh se jemi në kohë fushate. “Kjo është e zakonshme, sepse është kohë parazgjedhore dhe lufta politike paksa ashpërsohet, por të mos jenë me tensione. Por nëse është diçka e jashtëzakonshme, jashtë veprimeve politike, ka institucionet që merren me ato punë. Nëse mendojmë që ka qenë një akt tradhtie apo kundër Kushtetutës, dihet vendi ku duhet trajtuar”, tha Luzha sot në Info Plus në RTK. Ajo tha se interesi i…

Lexo më Shumë

Të premten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, më fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist. Këtë e ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media. Kërkesën për debat e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama të premten do të jetë në Hungari në një vizitë zyrtare. Rama do të takojë kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë. Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Lexo më Shumë

VETTING Bashkia e Durrësit,  më datë 11. 09. 2020 ka hapur garën për “Rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në lote, në kuadër të procesit të rindërtimit” duke i ndarë në 9 lote, ku, sipas dokumenteve, vetëm 1 lot është kryer konformom procedurave të ligjshme. Bëhet fjalë për një fond 10 miliard lekë dhe  kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje kuadër do duhej të kryhej për 12 muaj. Por çfarë ndodh? Miliardat u shpërndanë te një dorë kompanish nga dy ose më shumë lote pa pyetur për kriteret që duhej të plotësonin këto subjekte. Ekonomistja…

Lexo më Shumë

VETTING Shpresa Guci ka 5 dimra në  qiell të hapur. E moshuara jeton në këto ambiente bashkë me dy fëmijët e braktisur nga e ëma dhe djalin e saj. Tërmeti i 21 Nëntorit të vitit 2019 rezultoi për Shpresën fatal, duke e detyruar të flejë në rrugë pas dëmeve të forta në banesë.  Nga bashkia të vetmen ndihmë që mori ishte një tendë. Të tjerat mbetën vetëm premtime. “Këta fëmijë po më ftohen dita ditës  kam kaluar verën 40 gradë mbesat i mbledh në një krevat  gjysma e kontenierit rrjedh.” Lutjet e Shpresës për ndihmë duket se jetojnë më shumë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot përmes ueb-faqes – vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. “Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara.Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”,…

Lexo më Shumë

Një aksident mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ku janë përplasur dy mjete. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po…

Lexo më Shumë