Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Evropian në Konferencën Ndërqeveritare që do të mbahet më 15 tetor. Këtë e ka konfirmuar sot kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili priti homologun e tij shqiptar Edi Rama për një vizitë në Budapest. Hungaria aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), një organ përgatitor i Këshillit të BE-së, pritet të zhvillojë një mbledhje të premten pasdite, gjatë së cilës pritet të miratohet Pozicioni i Përbashkët i Bashkimit Evropian për negociatat me Shqipërinë në Cluster 1. Kjo do të kompletonte…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar të premten një pjesë të kurrikulës së arsimit fillor në entitetin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, e cila paraqet si heronj të dënuarit serbë për krime lufte gjatë luftës së viteve 1992/1995. Ministria e Arsimit e Republikës Sërpska e solli një modul rreth luftës në Bosnjë dhe shkaktarët e saj nga këndvështrimi serb për nxënësit e klasës së nëntë. Sipas këtij moduli, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë si atëhershme serbe, Ratko Mlladiq – portretizohen si figura historike që mundësuan krijimin e Republikës…
Pas shfuqizimit të Balansuesit nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikohet aspak punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Kështu ka deklaruar zv/kryeminstri Izet Mexhiti. Ai madje tha se shqiptarët më mirë janë përfaqësuar kur kanë qen punsimet me marrëveshje politike, se sa atëherë kur është vendosur mekanizimi i balansuesit, ndërsa shtoi se të enjten Ministria e Financave ka miruatuar 38 punsime për shqiptarë në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valle Shqiptare. IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në RMV është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mundë ta abrogon ashkush. Është çështje tjetër d.m.th ky përfaqësim…
Janë lënë në paraburgim dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, 28-vjeçarit Denis Loka më 7 tetor në Greqi. Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç. Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet nda tyre…
Pas shfuqizimit të mekanizmit të Balansuesit nga Gjykata Kushtetuse, reagimet në opinion nuk kanë të ndalur, e sidomos nga eskponentë të partive shqiptare opozitare. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka regur në lidhje me këtë vendim, duke thënë se tani është koha që të bashkohen të gjithë shqiptarët, pa dallim ngjyrat politike. Tani është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001, ka shruar nënkrytari i BDI-së. BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË “Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake.…
Këtë javë, përfaqësues të Ambasadës së SHBA nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Programi Ndërkombëtar i Departamentit të Drejtësisë i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) iu bashkuan Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (POA) Florian Sulejmani për dhurimin dhe dorëzimin si ndihmë teknike të një Sistemi të Menaxhimit të Çështjeve (CMS) tek AMP. Ambasada Amerikane, thotë se që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe…
Maqedonia e Veriut feston 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore, kur populli ishte ngritur në kryengritje të armatosur kundër fashizmit në vitin 1941. Me këtë rast edhe aktorët kryesor politik maqedonas uruan këtë festë, kryesisht në rrjetet e tyre sociale. Të parët tanë u bashkuan dhe së bashku arritën atë që nuk mundën ta arrinin veçmas – shtetin e lirë maqedonas, thotë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova në facebook. GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE “Ju ftoj që të tejkalojmë ndasitë e ndërsjella dhe të bashkohemi në luftën e përbashkët për një shtet të begatë evropian dhe për një shoqëri të…
Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Bëhet me dije se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal. Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Burime bëjnë me dije se personat që kanë kërcënuar të riun kanë qenë me skafandër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet…
Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë sot në inagurimin e shkollës së re “Musine Kokalari”, ku ishin të pranishëm dhe shefi i bashkëpunimit pranë BE, Hubert Perr, Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se Kombinati është transformuar totalisht me një buqetë shkollash me standardet më të mira. “Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si “Musine…
BDI sot ka akuzuar koalicionin VLEN se nuk po i realizon premtimet e saja parazgjedhore. “VLEN premtoi në kampanjë realizimin e Erasmusit shqiptar, respektivisht program për shkëmbim shkencor e professional mes universiteteve shqiptare mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Pyesim përfaqësuesit e VLEN a gjendet kjo në ndonjë document të Qeverisë a Ministrisë së arsimit dhe shkencës? A është parapa ndonjë denar me rebalansin e buxhetit, apo qoftë edhe me buxhetin e vitit 2025?VLEN poashtu publikisht mashtroi se qeveria ka alokuar 35 milion eur për kampusin e Universitetit publik ‘Nënë Tereza’, deri më sot asnjë mjet i siguruar as në buxhetin…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ludva bashkëbiseduan kryesisht për integrimin e vendit në Europën e bashkuar dhe pesë prioritetet e shpalosura nga z. Ahmeti. Ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës europiane është prioritet mbi prioritetet pët z. Ahmeti, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe shqiptarët, por duhet të jetë prioritet edhe për të gjithë. Vetingu për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët me monitorim ndërkombëtar, verifikimi i pasurisë dhe pronës, hetim i privatizimit dhe oligarkisë së lindur nga ai proces, janë patjetërshmueri për sundim joselektiv…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e bërë nga Namik Simixhiu, i cili kërkoi lirim nga qelia pasi Apeli i GJKKO-së e ktheu në burg, i lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. “Mospranimin e rekursit të personit nën hetim Namik Samarxhiu, kundër urdhërit nr. 135 (87-2024-191), datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë. Shkalla e parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme. SPAK e ankimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe…

