Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar lidhur me skandalin që ka vijuar nga dita e djeshme, ku pasagjerët shqiptarë u braktisën në aeroportin e Milanos, të cilët kishin destinacion Tiranën. Përmes një postimi në rrjete sociale, “Air Albania” u shpreh se anulimi i fluturimit ka ndodhur për shkaqe teknike, ndaj për sigurinë e pasagjerëve nuk u bë nisja. Sipas njoftimit të kompanisë ajrore, pasagjerët janë informuar mbi situatën e ndodhur dhe se ata do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano drejt Tiranës. REAGIMI: Air Albania dëshiron të njoftojë të gjithë pasagjerët që operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik,…
Author: almakos
Bore Videvski, i akuzuari për vrasjen e të miturës, Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski, është rikthyer në burgun në “Shkup” pasi është shtruar në Klinikën e Nefrologjisë dhe gjykimi për këtë rast, në të cilin i akuzuari i parë është Ljupço Palevski, do të vazhdojë të hënën. Drejtori i burgut ka thënë për “Skopje1” se Videvski është në gjendje të mirë shëndetësore. Videvski është shtruar në Klinikën e Nefrologjisë për shkak të problemeve me veshkat. Të gjithë të akuzuarit, përfshirë Palevskin, u deklaruan të pafajshëm para gjykatës. MARKETING
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim e tij për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. “I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”, ka shkruar Haradinaj. Tutje, ai ka pohuar se…
Policia e Kosovës bën të ditur se një person derisa ishte roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 03:30 në jug të Mitrovicës. “Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Një 30 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu pasi qarkullonte i armatosur në kryeqytet. Në pranga është vënë shtetasi K.K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Uniformat blu ndaluan në zonën e Laprakës një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi Xh.S., ndërsa K.K., ishte pasagjer. Ky i fundit në çantën e tij mbante të fshehur armatimet. Nën cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe municion luftarak. 30 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i…
Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. “Dy strehimoret janë gati për përdorim”, tha ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gjatë vizitës në këto qendra. Italia do t’i strehojë në Shqipëri refugjatët derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Kampet e pritjes për strehimin e tyre janë gati. Nëse ky model mund të shërbejë për të gjithë Europën, është e diskutueshme. “Të dy strehimoret janë sot të gatshme për t’u përdorur”, tha ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, gjatë një vizite (11.10.2024) në këto dy qendra. Eshtë megjithatë e paqartë, se kur do të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do blihet me 89.7 lekë dhe do shitet me 90.7 lekë. Një euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zviceriane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.
Kompania ajrore “Air Albania” braktisi këtë të premte në aeroportin e Milanos dhjetëra pasagjerë shqiptarë me destinacion Tiranën. Pasagjerët janë lënë për orë të tëra në pritje që avioni të nisej dhe në fund u është thënë se fluturimi do të anulohet. Plot 2 orë pasagjerët janë lënë në avion dhe më pas i kanë zbritur duke i lënë në pistën e aeroportit.Pasagjerë të këtij fluturimi kanë telefonuar në redaksinë e News24 ku kanë rrëfyer se si “Air Albania” i la në aeroport.Pasagjerët treguan sagën e orëve të tëra pritje për t’u nisur nga Malpensa në drejtim të aeroportit “Nënë…
Skandal i kompanisë së fluturimit ajror “Air Albania”. Avioni i linjës Milano-Tiranë ka braktisur pasagjerët, pasi i ka lënë për orë me radhë të presin, në nisje të fluturimit. BalkanWeb mëson se fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50, por është shtyrë për në orën 20.30. Edhe pse pasagjerët janë embarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin për 2 orë, ndërsa askush nga kompania nuk i ka sqaruar. Pasi kanë qëndruar 2 orë të bllokuar në avion, ata kanë zbritur por askush nuk iu ka thënë se kur do të bëhet fluturimi me destinacion Tiranën. Pasagjerët kanë…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar një kërcënim të bërë përmes rrjeteve sociale ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe ndaj organeve të sigurisë. KPK njoftoi se ky kërcënim ka ardhur për shkak të detyrave zyrtare që këto institucione ushtrojnë. Sipas njoftimit të KPK-së, kërcënimet përmbajnë referenca ndaj individëve dhe organizatave kriminale dhe duket qartë qëllimi për të ndërhyrë në punën e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së Kosovës. “KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të…
Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me xhaminë e Namazgjasë, e cila u inaugurua të enjten në prani të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, por edhe disa mijëra besimtarëve myslimanë që morën pjesë. Në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafa, në Neës24, Ali Zaimi, ish-Drejtor i Medresesë së Tiranës, zbuloi një detaj të pathënë më parë, se projektuesi i xhamisë është gjetur në internet dhe është kontaktuar në 2012 në Bosfor, e më pas projekti i paraqitur i është dorëzuar KMSH-së. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, gazetari Endri Xhafo, nëse Edi Rama ka ndërhyrë ose…
Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë miratuar agjendat e reformave për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për përfitim nga paketa e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurove, raporton Portalb.mk. Komisioni i IPA-s ka dhënë pëlqimin për agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend i cili duhet të presë ende miratimin e agjendës së tij, kjo për shkak se dokumenti i dërguar në BE nga ata nuk ka qenë i kompletuar. Pritet që më 16 tetor Komisioni Evropian ta…

