Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. ntensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. MARKETING
Author: almakos
Një 45-vjeçare nga Durrësi është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane, të cilat e akuzojnë për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale në vendin fqinj. Policia e Shtetit njofton se gruaja me dy emra u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 19”, ndërsa pritet që ajo të ekstradohet në Itali. Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Njoftimi: Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në…
Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia pritet të jenë funksionale javën e ardhshme. Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për “La Republica” shprehet se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”. Ai thekson se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihen nga Italia. “Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, shprehet kryeministri Edi Rama. Në një intervistë në mediat italiane, Rama shprehet i qetë, ndërsa thekson se ajo…
Një 75- vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotëm në Fier. Sipas burimeve policore i moshuari ndodhej në banesën e tij në lagjen “ Qenas” ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të ndërmarrë një akt të tillë fatal për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur te plote ngjarjen.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja e pagës mesatare bruto i demanton të gjithë që e mendojnë se nuk ka pasur rritje. Por, ekspertët e ekonomisë thonë se me këtë pagë mesatare nuk mund të mbulohen as për së afërmi shpenzimet e konsumatorit. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Sipas ASK-së, në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 euro, me një rritje prej 49 eurosh…
Ish-Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond, ka ndërruar jetë sot papritur në moshën 69-vjeçare në Ohër, ku po merrte pjesë në një konferencë, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu. Salmond po merrte pjesë në Forumin e dytë për Diplomaci Kulturore, të cilën e bashkëorganizoi zyra e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov. Vdekjen e ka konfirmuar edhe zyra e Ivanovit, e cila tha se ish-presidenti i shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes së Salmondit. Siç, njoftohet, autoritetet pritet të dalin me detaje në lidhje me vdekjen e ish-të kreut të qeverisë skoceze. Alex Salmond shërbeu si Ministër…
Një grua e pajetë është gjetur në Fshatin Kabash të Pukës mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve bëhet me dije se 55-vjeçarja me iniciale R.D, e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë, dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Njoftimi: Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta. Paraprakisht dyshohet se shtetasja R.…
Një çiklist ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gostivar, në rrugën Maleardi, në hyrje të qytetit. Sipas informacioneve të marra, një betoniere që lëvizte rrugës, ka goditur një qytetar me biçikletë. Ndonëse shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, u konstatua se çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. MARKETING
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK të Jugis Çyrbjas, i cili për këtë shkak dorëzoi dhe mandatit e deputetit. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Hoxha tha se me rastin e ish-deputetit socialist kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës. Ai gjithashtu ka treguar dhe një rast, ku tha se në kohën kur drejtonte Hipotekën, një grup të fuqishmish nga Tirana i kanë shkuar te banesa e tij në Shijak, me 4 makina të blinduara. “Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa…
Lulzim Toçi, 30-vjeçari që mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur disa ditë më parë, ka pranuar krimin para hetuesve, por kur është pyetur për arsyen, nuk ka patur një shpjegim. “Nuk di ta shpjegoj se e bëra”, mësohet të ketë thënë ai, sipas mediave italiane. Vrasja e 24-vjeçares Eleonora Toçi ndodhi në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre në via Caravaggio në San Felice a Cancello. Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati rreth 3 orë në burgun Santa Maria Capua Vetere, ku 30-vjeçari ndodhet i mbyllur që prej të mërkurës, Toçi konfirmoi atë që…
Një person është plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune (12 tetor) në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar në spital. Policia dhe grupi hetimor gjithashtu janë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur.
Një 32 vjeçar me origjinë shqiptare, Endri Sejdi, banues në Alatri të Italisë, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti tragjik rrugor të ndodhur përgjatë Via Morolense. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 3 të mëngjesit. I riu po udhëtonte me një Ford Focus së bashku me tre shokë të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, kur për shkaqe ende të paqarta, makina ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur. Nga përplasja trupi i të riut ka dalë nga makina duke e lënë pa ndjenja në tokë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit të…

