Është vënë në pranga 47-vjeçari i cili dhunoi rëndë me grushte një 80-vjeçar dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Policia bën më dije se në pranga ka rënë Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë, pasi ka dhunuar për motive të dobëta me grushte në pjesën e kokës 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit. Si pasojë e dhunës i moshuari ndodhet i shtruar dhe i intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë. Ndërsa bashkëshortorja e tij, pasi…
Author: almakos
Javën e re që na pret, pra në periudhën 14 tetor deri më 21 tetor, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit (Anticiklon), me qendër Evropën Lindore. Në këtë situatë moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe relativisht i ngrohtë, do të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa nga mesi i javës në orët e paradites përgjatë luginave do të krijohen kushte për paraqitje me mjegull dhe vranësira të ulëta.Do të ketë mungesë të reshjeve, pra një periudhë e thatë në të gjithë…
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës. Konkretisht arrest me burg u caktua për për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Elvis Lalën. Ndërkohë për Reshit Tresën dhe tre punonjesit e OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali gjykata caktoi arrest shtepie. Organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm 46-vjeçari Saimir Karaj, vazhdon të jetë në kërkim. Sinjalizimi për kete aktivitet u dha nga ish deputeti Halit Valteri, i cili si punonjës i…
Edhe pse në stinën e vjeshtës, temperaturat në Shqipëri janë sikur jemi në verë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak javën që vjen pritet një mot i ngrohtë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore. Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte. Njoftimi…
Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, ka reaguar ndaj deklaratës së ish ministrit të Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi. Brane Petrushevski nga VMRO thotë se derisa BDI-ja ishte pjesë e qeverisë, pranuan të shfuqizojnë balancuesin, tani kërkojnë vetëm arsye për destabilizimin. Ai tha BDI-ja po kërkon vetëm arsye për destabilizim sepse frikësohet se do të përballen me përgjegjësi zyrtarët e tyre që siç tha ai, e kanë vjedhur shtetin për 20 vjet. “BDI-së nuk i beson më askush. Dhe Komisioni Evropian vuri në dukje se balancuesi po keqpërdoret dhe se ai duhet të shfuqizohet”. Atëherë BDI heshti, për të…
Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në prezantimin e arritjeve për 100 ditët e para të Qeverisë, u pyet edhe për shfuqizimin e balancuesit.Ai tha se punësime do të ketë sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.“Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimeve. Kur kemi parasysh këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit deri sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë vend. Kjo nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që më nuk është i vlefshëm…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, që sipas tij është një aks i ri që lidh dy bashkitë për 20 minuta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks rrugor krijon kushte optimale për transport si dhe nxit zhvillimin e turizmit. “Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në…
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën e Rinasit. Sipas informacioneve paraprake, një mjet është përplasur me një taksi. Nuk dihen ende detajet, as nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nga pamjet duken mjetet të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes. I vetmi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy persona kanë marrë peng një 53-vjeçar dhe më pas e kanë kanosur atë për t’i marrë një shumë parash. Policia thotë se në pranga është vënë një grua, L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe shtetasi E. T., 38 vjeç, banues në Krahës të Memaliajt. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. “Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga…
Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, mendon se vështirë do të pranohet propozimi për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për MIA-n ambasadori evropian thotë se BE-ja është në dijeni për një propozim të tillë të Qeverisë, por në të njëjtën kohë sqaron se tashmë ka qëndrim për këtë çështje nga 27 shtetet anëtare të BE-së. “Zgjerimi është një proces i bazuar në unanimitet, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë propozim të Qeverisë. Mendimi im modest është se vështirë se do të pranohet.. Është thelbësore të sigurohemi…
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në zonën e Laknasit. Policia në një njoftim zyrtar, sqaron se lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Njoftimi: Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor…

