Author: almakos

Një 18 vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ai së bashku me të vëllain kanë mbajtur me forcë një të mitur nga Afganistani dhe e kanë shfrytëzuar për punë. Në pranga është vënë i riu Alehandro Pashuku dhe u shpall në kërkim i vëllai Kristjan Pashuku, 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdicë e Mesme, ku 16 vjeçari nga Afganistani shfrytëzohej për punë në servisin e familjes Pashuku. Nga ana tjetër, kryefamiljari i identifikuar si A.Pashuku, 57 vjeç dhe vëllai tjetër i të arrestuarit, L.Pashuku, 31 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi…

Lexo më Shumë

Një 33 vjeçar në Korçë është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për shitje të lëndeve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Në pranga ka rënë Matheos Dërsniku, 33 vjeç, banues në Korçë. Në datën 27 shtator, Dërsniku nuk iu bind policëve për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Përgjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza të dyshuara si kokainë dhe një peshore elektike. Sakaq, nga veprimet hetimore u zbulua se 33 vjeçari ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit…

Lexo më Shumë

Mbahet ditën e sotme Procesi i Berlinit. Sipas axhendës zyrtare, parashikohet që të nisë në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm që përkon me mbërritjen e delegacioneve në Kancelarinë Federale të Berlinit. Procesi do të jetë i ndarë në 2 sesione, konkretisht në bashkëpunimin dhe tregun e përbashkët rajonal si dhe në axhendën e gjelbër, lidhshmërinë dhe energjinë mes shteteve. Në orën 14:00 pritet që të mbahet një konferencë për shtyp që i pason diskutimeve me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile.Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 për të promovuar bashkëpunimin si mes vendeve të Ballkanit Perëndimor,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Itali, ku një 15 vjeçar me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Djali i mitur, i identifikuar si Roel Abedoni, ka humbur jetën pas dy orëve agoni në spitaln e Tivolit. Automjeti që përplasi të miturin drejtohej nga një 71 vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar djalin. Drejtuesi doli negativ pas testit për alkool dhe drogë. Sakaq, ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Sipas SHMU, kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore. Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte. Gjithashtu vlen për tu theksuar se për…

Lexo më Shumë

Një studim i këtij viti  “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” (Kostot e emigrimit te të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor) nga “The Westminster Foundation for Democracy” tregon se, ekonomia e vendit tonë përballet me humbje vjetore rreth 800 milionë euro si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit, sidomos të moshave të reja. Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse.Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën në mbrëmje se ushtria serbe ka zhvendosur trupat rreth 50 metra afër vijës me Kosovën. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se deklaratat për lëvizjen e forcave të ushtrisë serbe afër Kosovës “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese të drejtuar kundër ushtrisë serbe dhe forcave të sigurisë serbe”, transmeton Telegrafi. Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, theksohet se postimi i Kurtit në Facebook tregon pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, të cilët kryejnë detyra të rregullta “për…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotme në aksin në aksin “Levan-Qarr”, ky tre automjete morën para rreth 40 bagëti të imëta të një fermeri të zonës. Siç bëjnë me dije blutë, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale B. S. Si pasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur tre pasagjerë dhe drejtuesi i njëri prej mjeteve, ndërkohë që makina kanë shtypur sipas bluve dhe disa bagëti. Ndërkohë, fermeri të cilit i kanë ngordhur deri më…

Lexo më Shumë

“Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, ka thënë fermeri të cilin mbrëmjen e sotme drejtuesit e dy automjeteve duke lëvizur me shpejtësi të lartë, i morën para rreth 40 krerë dele në aksin rrugor Levan – Pishporo në vendin e quajtur Qarr. Fermeri ka treguar se është përpjekur të ndalojë shoferët duke ia bërë me shenjë, por nuk ka mundur. Siç ka treguar ai, deri më tani kanë ngordhur 40 krerë dele, por ende nuk është e sigurtë, pasi ka të tjera të lënduara. “Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja,…

Lexo më Shumë

“Inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit, sot kanë gjetur një banor të komunës së Butelit duke hedhur sasi të mëdha të mbeturinave në territorin e komunës së Karposhit në drejtim të Vizbegut”, njofton qyteti i Shkupit. Në njoftim thonë se ndaj personit Z.M. do të bëhet kallëzim penal për dëmtim të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, pra rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vepër e dënueshme me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. “Para një ore inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit kanë konstatuar dhe evidentuar hedhjen e sasive të mëdha…

Lexo më Shumë

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake nga policia, i mituri është dërguar në spital nga familjarët rreth orës 18:15, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka ndërruar jetë. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet pse 12-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë…

Lexo më Shumë

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë gjatë fjalës të mbajtur në OKB, vijon ende të jetë një temë me interes të lartë nga mediat ndërkombëtare. Së fundmi, i pari i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka dhënë një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ku ka kërkuar çuarjen përpara të kësaj ideje. “Shteti shqiptarë gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje.  Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore…

Lexo më Shumë