Author: almakos

Ish-të përndjekurit politik kanë hyrë në një greve urie prej katër ditësh. [embedded content] Greva po zhvillohet para parlamentit, aty ku është dhe godina e Institutit të Trajtimit të ish të Përndjekurve Politik. Njëri për ish-të dënuarve politik është ndjerë keq ditën e sotme dhe është dashur që të transportohet me ambulancë ne spital. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo është dita e katërt ku ish-të dënuarit kanë hyrë në grevë urie dhe protestojnë për trajtimin financiar që kanë marrë nga shteti. Ata e konsiderojnë si skandaloz dhe për këtë arsye 6 prej tyre kanë vendosur të hyjnë në grevë…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur në SPAK këtë të hënë (14 tetor) ku mësohet se ka qëndruar për rreth një orë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK. Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik. E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër që pr/ligi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias. Mexhiti nuk tregoi se çfarë do të përfshijë ligji, ndërsa tha se duhet të kihet kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë.“Çfarë do të përmbajë, nuk mund të themi, por mund t’iu them që do të ketë debat publik, ku do të përfshihen në mënyrë inkluzive akademikë nga të gjithë universitetet, profesionistë nga kjo sferë, të gjithë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë, afatgjate dhe zgjidhje që nuk do të mund nesër…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në shkollën 9-vjeçare “Myredin Bashalli” në Lin të Pogradecit, e cila ka ndryshuar është rikonstruktuar nga fondi i kësaj ministrie. Manastirliu u shpreh se  investimet në infrastrukturëm shkollore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e procesit arsimor dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. “Jemi shumë të kënaqur që fëmijët tashmë jo vetëm kanë kushtet e duhura, por edhe mësuesit kanë mundësi të punojnë në kushte shumë më të mira. Kjo rrit cilësinë e mësimdhënies dhe na mundëson të ofrojmë kujdesin maksimal për çdo nxënës,” u shpreh Manastirliu. Ministrja, Manastirliu u…

Lexo më Shumë

Anija “Libra e Marinës” është nisur drejt Shqipërisë, për të dërguar kështu grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Lajmin e konfirmon media italiane ANSA, e cila raporton se në bord është kryer një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara. Kërkesat ishin të tilla: Të vijnë nga vende të sigurta Meshkuj Jo të cenueshëm Vetëm një javë më parë qendrat në Shëngjin dhe Gjiadër janë vënë në funksion, ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane. Kujtojmë se…

Lexo më Shumë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 dëshmitarët të vrasjes së 42 vjeçarit Egli Proga, krim i bërë nga Denis Meçe në datën 10 gusht në zonën e njohur si “Agjensia” në qytetin e Pogradecit. Tre dëshmitarët, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe ishin liruar më herët nga kjo gjykatë, por vetëm disa muaj pas ngjarjes, u bë ndryshimi  masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “arrest në burg”. Të tre akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”. Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka arritur…

Lexo më Shumë

Rregullorja për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të policisë vendore do të miratohet të mërkurën (16 Tetor). Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i dërgojë rregulloren këshillit të ministrave për miratim. Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit. Ndërsa do të ngrihet edhe një komision vlerësimi Drejtorët e policisë vendore do të kenë mandat 3-vjeçar.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar sot se nuk pritet që të merret mendim negativ nga Komisioni i Venecias për ligjin që do të zëvendësoj balancuesin për shkak se i njëjti është përgaditur nga ekspertë ndërkombëtar.Ai tha gëzohet që opinioni e ka kuptuar se tash më ka ligj i cili do të miratohet.“Donë të thotë ligj të gatshëm, të cilin duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejtë të kalojë në Parliament, a që marrim mendim të dytë, nuk…

Lexo më Shumë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’. Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë. “Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gardë, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius. Parashikimi për pesë ditë: E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për lirim nga qelia të ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është ndërprerë. Shkak për këtë vendim janë bërë pasaktësitë në dokumentacion, pasi pasi Safet Gjici rezulton se vuan dënimin në një burg tjetër, në një kohë kur ai ndodhet në IEPV Kosovë e Madhe Lushnjë. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Suela Lika. Nga ana tjetër, vetë ish-kryebashkiaku i Kukësit nuk ka marrë pjesë në seancë, pasi prej 2 javësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Markeljan Jance. “I kemi kërkuar ekspertëve të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej mbrojtjes…

Lexo më Shumë

24 orë pas rrahjes së çiftit të moshuarve në Povelcë të Fierit, familjarët dhe bashkëfshatarët e tyre ende janë të shokuar. Në dëshminë e saj për media fqinja e të moshuarve tregon se fillimisht dëgjoi zhurmë dhe doli menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte teksa ka parë 80-vjeçarin të shtrirë përtokë të mbuluar me njolla gjaku. Ndërsa nusja e djalit tregon se fillimisht i thanë se kishte pësuar aksident për të mos i trembur, ndërsa më pas mësuan për ngjarjen. Ajo pohon se autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa thekson se edhe pse ka qënë person…

Lexo më Shumë