Një anije ushtarake me vetëm 16 refugjatë të shpëtuar në detin mes Italisë dhe Afrikës u nis nga Lampedusa me destinacion Shëngjinin, në tentativën e parë për të vënë në punë një plan me kosto prej qindra milionë eurosh për të “procesuar” në Shqipëri kërkesat për azil, në atë që media dhe opozita italiane e konsideron si një platformë propagandistike me kosto të stërmadhe. Një anije ushtarake italiane me kapacitet 80 marinarë dhe 200 “pasagjerë” nisi lundrimin nga Ishulli i Lampedusës në afërsi të Tunizisë deri në Shëngjin në Shqipërinë e veriut, një distancë prej mbi 1,200 kilometrash, për të…
Author: almakos
Uniformat blu kanë dhënë detajet paraprake lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku një punonjës i Gardës ka tentuar t’i japë fund jetës së tij. Sipas bluve punonjësi i identifikuar me iniciale H.H., 37 vjeç, i ka qëlluar vetes me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 37 vjeçarit, e cila ndodhet në zonën e Qytet Studenti, këtu në Tiranë. Sakaq, ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij,…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpall fajtor Eri Seitin dhe Aurel Alimetën. Dy të pandehurit janë shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal” dhe janë dënuar me burgim. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Konkretisht Eri Seiti dje Aurel Alimeta janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”. Seiti u dënua me 5 (pesë) vite e 8 (tetë) muaj burgim, ndërsa Alimeta u dënua me 5 (pesë) vite…
Maqedonia është ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë, sipas hulumtimit të bërë nga Euronews . Anketa tregon se shtatë nga dhjetë persona në Evropë janë të kënaqur me transportin publik në qytetin e tyre, por ka ende një hendek të madh në nivelet e kënaqësisë me transportin publik në qytetet evropiane. Edhe pse në vendin tonë, pra në kryeqytet, për transport publik ka vetëm autobusë, Maqedonia është ende ndër vendet më të këqija me transport publik në Evropë. Vetëm 47 për qind e maqedonasve janë të kënaqur me transportin publik të qytetit dhe vetëm Shqipëria dhe…
Nga operacioni policor i zhvilluar mbrëmjen e kaluar, janë identifikuar 15 personat e arrestuar të cilët trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme. Në pranga janë vënë shtetasit: Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensova, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri, Mikel Stefani. Përgjatë hetimeve, u gjetën dhe u sekuestruan 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. Po kështu nga hetimet…
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg , një vendim ky i dhënë nga Gjykata e Apelit. Seanca gjyqësore pritet të nisë orën 13:20 dhe relator është caktuar Sokol Binaj, sipas shortit të hedhur. Kërkesa e Ervin Salianjit do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Kujtojmë që demokrati u dënua nga Gjykata e Apelit më 26 Shtator me 1 vit heqje lirie. Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas dhënies së vendimit nga togat e zeza dhe u dërgua në burgun e Fierit…
Policia e Kosovës, konkretisht njësia nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Sundimin e Ligjit në Policinë e Kosovës (FAST/FAST), dje në Ferizaj ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, njoftoi MIA-s nga Prishtina. Në njoftimin e mbrëmshëm të policisë së Kosovës thuhet se shtetasi i RMV-së 50-vjeçar me iniciale H.F. është arrestuar në një aksion të përbashkët të FAST-it me njësinë e hetimeve për narkotikë në Ferizaj.“Me datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizaj, nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të PK-së, më saktësisht njësiti FAST, i mbështetur nga departamenti për…
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhërarreste për 4 biznesmenë pasi akuzohet se i kanë shkaktuar shtetit dëm 127 milionë lekë. Organi akuzës informon se masat e sigurisë “arrest me burg” u zbuluan pas zbulimit të skemës së mashtrimit me TVSH-në të përdorur nga të akuzuarit, që drejtojnë biznese në Fushë Krujë. Prokuroria informon se: “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto…
Janë arrestuar 15 persona për trafik klandestinësh në Tiranë. Raportohet se operacioni policor u zhvillua gjatë natës në kryeqytet. Në një tjetër operacion, policia e Tiranës ka vendosur në pranga 10 persona për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.
Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” është gati për të nisur. Data zyrtare është konfirmuar — 18 tetor, dhe na ndajnë vetëm 3 ditë nga spektakli i shumëpritur. E teksa asnjë prej banorëve pjesmarrës nuk dihet zyrtarisht ende, produksioni ka konfirmuar një prej emrave që do të ulet në karrigen e opinionistëve për më shumë se 100 ditë. Bëhet fjalë për gazetarin e njohur Milaim Zeka. Përkrah gazetarit, në rrjet u përfol se do të ulet një tjetër emër mjaft i njohur për publikun — Einxhel Shkira. Mirëpo teksa dita ditës pritej konfirmimi, pak para nisjes së spektaklit…
DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Kapet në Belsh dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 38-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike. Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: O.…
Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Një studim i fundit i Bankës Botërore “Duke reduktuar distancat ekonomike” referon se shpejtësia mesatare e lëvizjeve së mjeteve në Shqipëri është rreth 33 kilometra në orë. Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm shpejtësia e ulët e automjeteve është tipar I vendeve të varfra. Në Europë Shqipëria lë pas Bosnjën, Ukrainën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe Gjeorgjinë. Më pas në renditje vijnë vendet e Afrikës, Azisë dhe…

