Author: almakos

Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Ersekës, ku janë përplasur dy mjete. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja janë lënduar tre persona, pasi një makinë ka përfunduar në kanal. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit e gjithashtu për të sqaruar ngjarjen.

Lexo më Shumë

Në bazë të Programit për mbështetjen e industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës e kryesuar nga ministri Besar Durmishi ka shpallur thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve novatore, hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me specializimin e mençur, transformimin e gjelbër dhe digjital në fushën e domeneve të përcaktuara në përputhje me Strategjinë e specializimit të mençur të realizuar në partneritet për bashkëpunim midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë nga heliksi i katërfishtë. Kjo strategji zbatohet në partneritet midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë të spirales së katërfishtë.…

Lexo më Shumë

Policia ka ushtruar kontroll ditën e stome në 30 qendra estetike që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Gzetari Igli Çelmeta, raporton se kontrollet po zhvillohen në kuadër të informacioneve lidhur me sasi botoxi kontrabandë, që dyshohet se përdoret në këto qendra. Mësohet gjithashtu se operacioni drejtohet nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në DPPSH, ndërsa ende nuk janë lëshuar masa arresti.

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim pune me Drejtorët Vendorë të Policisë. Analizat 9-mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë, duke filluar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore deri te punonjësi i rolit bazë, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve ishin disa nga porositë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Drejtor Proda u kërkoi drejtuesve vendorë…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Marikaj të Vorës, ku një person mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri. Raportohet se sherri ka nisur në një servis për pjesë këmbimi makinash. I plagosuri me armë zjarri është shtetasi  Xhuliano Shkurti 25 vjeç. Ky i fundit ka shkuar në servis dhe ka goditur me sende të forta vëllezërit Mara, të cilët kanë në pronësi një servis makinash. Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e regjimit të vizave ndaj Bosnjë Hercegovinës po shihet i gabuar nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së thotë për KosovaPress se heqja e vizave në mënyrë të njëanshme është kapitullim për Kosovën, duke ditur se Bosnja jo vetëm që ka regjim të vizave ndaj Kosovës por edhe ndjekë një politikë agresive kundër vendit. Në anën tjetër, analisti politik, Dorajet Imeri, thotë se vendimi i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2025 më shumë është strategjik, mirëpo…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marikaj të Vorës ditën e sotme, teksa raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.

Lexo më Shumë

Me hapjen e negociatave për Shqipërinë, Maqedonia e Veriut mbetet të vazhdojë e vetme rrugën drejt hapjes së kapitujve të negociatave, pasi procesi i eurointegrimeve të vendit u bllokua, për shkak të kontestit me Bullgarinë. I pyetur nëse ka gjasa që më tej Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ribashkohen në një pako në rrugën e negociatave, eurokomesari Oliver Varheji tha se dy shtetet, nuk kanë qenë asnjëherë ligjërisht të bashkuara në një pako, por kanë qenë vetëm në aspektin politik. Oliver Varheji, Eurokomesar për Zgjerim “Kjo nuk është diçka e re që Shqipëria po ecë e vetme në rrugën…

Lexo më Shumë

Një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës i përbërë nga 14 persona është goditur në qytetin e Korçës. Në pranga janë vënë 3 persona, ndërsa u shpallën në kërkim 2 të tjerë.  Personat e arrestuar janë Donadel Agolli 31 vjeç, Redion Gjata 33 vjeç dhe Sajmir Suvaria 33 vjeç. Policia thote se nga veprimet hetimore të kryera gjatë një viti, dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe 9 shtetas të tjerë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme antikorrupsion pushoi çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë. Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit i hapi probleme emrave të njohur të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të lënë në fuqi vendimin e Apelit, nga e cila ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u dënua me 1 vit heqje lirie. Kërkesa e paraqitur nga Salianji dhe përfaqësuesit e tij ligjor u shqyrtua nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sander Simoni dhe Sokol Binaj (relator). Seanca gjyqësore u zhvillua në dhomë këshillimi. Kujtojmë që demokrati u dënua nga Gjykata e Apelit më 26 Shtator me 1 vit heqje lirie. Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas dhënies së vendimit nga togat e zeza dhe u dërgua në burgun e…

Lexo më Shumë