Author: almakos

Një 68 vjeçar në Lushnjë është arrestuar në flagrancë pasi kishte fshehur dy armë zjarri tip kallashnikov në tarracën e lokalit të tij. Në pranga ka rënë shtetasi Ali Sefa, 68 vjeç, banues në Lushnjë. Ai kishte fshehur 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak në tarracën e lokalit të tij, të cilat u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale nga blutë. Sakaq, materialet proceduriale i kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë përfunduar një operacion policor, nga e cila janë ushtruar kontrolle në 30 klinika estetike, pasi kontrabandohej botoks, duke arrestuar kështu 3 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Lënda “Botulinum toxin”, e cila njihet si botoks, ishte sjellë kontrabandë në këto 30 klinika, të cilat nuk deklaronin në organet tatimore të ardhurat që fitonin nga injektimi i këtij trajtimi (botoksit). Njoftim i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datë 15.10.2024), kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në ngarkim të të pandehurve si vijon: Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.2 lekë dhe do shitet me 91.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 10 duhet të mbajë seancë në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, ndër të cilat kërkesa për përjashtimin e opinionit në procedurat pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, përcaktimin e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të pensionit, zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës themelore penale Shkup dhe formimin e Komisionit për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore Kavadar. Në rendin e ditës së seancës së 502-të, përvec miratimit të procesverbaleve…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në brigjet e Lampedusa dhe do të ankorohet sot (16 Tetor) me grupin e parë të refugjatëve në portin e Shëngjinit. Javën e kaluar u vendosën në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane. Sipas protokollit të…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar aksion të madh policor në dy Strumicë dhe Gjevgjeli. Aksioni është duke u kryer nën drejtimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve. Nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria konfirmojnë se gjatë ditës së nesërme do të japin detaje për aksionin. MARKETING

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar se ky duhet të jetë një motiv për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë përpjekjet politike dhe diplomatike për nisjen e negociatave. Në emër të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, përgëzoj Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar kudo në botë, dhe një datë e shënuar në historinë moderne të shqiptarëve.  Hapja e kapitullit të parë…

Lexo më Shumë

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian ka marrë edhe bekimin e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. [embedded content] Një grup polifonik në Shtetet e Bashkuara, i kanë kushtuar disa vargje labe këtij procesi. Grupi ka kënduar në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “O ju yje që ndriçoni, mbi Shqipërinë rrezatoniNegociatat i bekoni, Shqipërinë ta gazoni”, thuhet ndër të tjera në vargjet e kënduara nga grupi. Kujtojmë që Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare. I quajtur…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, ku dy automjet u përplasën dhe përfunduan jashtë rrugës. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, njëri prej mjeteve ka përfunduar përmbys jashtë rrugës dhe një tjetër në kanal. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, ku ka kanë mbetur të lënduar shoferja e njërit prej tyre dhe pasagjerët që udhëtonin me të. Të lënduarit mësohet se po marrin mjekim në spital dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ersekë/ Informacion paraprak Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të  qytetit…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar të martën mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në Europë, bazohet tek të dhënat e vitit 2021 periudhë kjo kur në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qëndror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%. Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi…

Lexo më Shumë