Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha SelaAi shtoi se politika nuk është vetëm interes, nuk është vend për politikanët egocentrik.Për VLEN-in tha se ata shumë shpejt do të bëhen histori e…
Author: almakos
GJKKO pasi përfundimit të gjykimit të një grupi në fushën e trafikut të drogës qe vepronte ne Shqiperi dhe Itali ka dhënë vendimet për 11 personat e pandehur, duke rrëzuar akuzen e grupit të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për shtetasit Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi. Konkretisht Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina u dënuan me nga 7 vite burgim, por me gjykim te shkurtuar dënimi…
Sot mbërritën në Shqipëri 16 emigrantet e parë në kampin e Gjadrit në Shëngjin, por pas verifikimeve që u vënë dy prej tyre do të kthehen në Itali. Mësohet se arsyeja e kthimit të tyre në Itali është pasi ata janë minorenë. Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Kavadrit, Lazar Nanev. Siç njofton “Telma” edhe pse dy procedimet disiplinore me kërkesë të tij u zhvilluan me praninë e publikut, sot sërish me kërkesë të tij publiku u përjashtua dhe anëtarët e këshillit diskutuan me dyer të mbyllura dhe morën këtë vendim.Për Nanevin janë dy procedura në Këshillin Gjyqësor për të përcaktuar përgjegjësinë e tij.Njëra ka të bëjë me faktin se në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës Themelore, Kavadari e ka kryer detyrën në mënyrë të pakujdesshme dhe joprofesionale për shkak se ka bërë…
Një konflikt i ashpër ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës, ku sanitarja ka dhunuar drejtoreshën. Raportohet se sanitarja e kopshtit, Etleva Meta, nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit. Mësohet se fillimisht ajo është grindur me fjalë, por konflikti mes të dyjave ka degraduar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës. Pas ngjarjes u njoftua policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Cërrik – Gramsh, në afërsi të fshatit Shtëpanjë, ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge. Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX , 32-vjecari Vilson Muça. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit, i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit Në vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet proceduriale si dhe…
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 50-vjeçar vitin e kaluar. Siç raportojmë mediat greke, konflikti mes tyre ndodhi pranë një karburanti në zonën e Analipsi, Selanik. Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij. Gjyqtarët e gjetën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg. Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se e…
Përsosja e vazhdueshme mbetet objektivi kryesor i Universitetit ‘Luarasi’, i cili me mbështetjen e Bashkimit Evropian është pjesë e një projekti për përmirësimin e cilësisë. Dael Dervishi Drejtori i Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë bën të ditur se disa universitete në Ballkan janë përfshirë në një projekt me qëllim ngritjen e cilësisë. Konsorsium universitetesh, Luarasi dhe disa universitete të Ballkanit janë në projekt për sigurimin e cilësisë brenda universitetevE. Sipas Dervishit, përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare të Universitetit Luarasi ka një përfitues kryesor. Universiteti priti delegacionin ndërkombëtar për të finalizuar këtë projekt I cili do të sigurojë përmirësimin e vazhdueshëm…
Pavarësisht rikthimin të procesit eurointegrues në një gjendje stagnimi, kryeministri Hristijan Mickoski është më optimist se kurrë më parë. Në një konferencë për media, ai e cilësoi vizitën në Berlin, ku të hënën u mbajt Procesi i Berlinit, si jashtëzakonisht cilësor. Ndërkohë, optimizmi i tij, buron nga takimet joformale që ka realizuar në kuadër të këtij samiti. Ai nuk ka ndarë detaje nga takimi dhe as nuk ka zbuluar propozimet që ka prezantuar para pjesëmarrëve në samit. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Në interes të bisedimeve dhe në interes të pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët…
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka akuzuar ish ministrin Krenar Lloga se në kohën kur është larguar nga posti ka marrë dokumentet me rekomandime nga Komisioni Europian për Këshillin Gjyqësor, kështu që thotë ai, tani Ministria e Drejtësisë ka mbetur pa dokumente konfidenciale . Sipas tij fakti që ky dokument është zhdukur nga arkivi i drejtësisë do të thotë sfidë në zbatimin e reformave në këshillin gjyqësor, për të cilat misioni vlerësues bëri vërejtje konkrete. Filkov njoftoi se përgjegjësinë për këtë rast do ta kërkojë nga ish-ministri. IGOR FILKOV, MINISTËR I DREJTËSISË “Edhe pse dokumenti është i klasifikuar, i njejti…
Është lënë në paraburgim 39-vjeçari shqiptar, Armiol Rrasa, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi bashkë me partneren e tij, pasi në makinë iu gjet municion luftarak. Sipas mediave greke, partnerja e tij është lënë e lirë, me kusht që të paraqitej një herë në muaj në Komisariat. Mësohet se Armiol Rrasa gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i kishte për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Ai gjithashtu ka pretenduar se nuk e dinte se në makinë kishte eksploziv, pasi i përkiste një personi tjetër. Ndërkohë partnerja e 39-vjeçarit…
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme (16 tetor) një auditim financiar në shkallën e parë të Komisionit të Vetingut. Kontrolli financiar do të kaloj në filtër çdo element financiar, që prej ngritjes së këtij institucioni. Mësohet se ekipi i KLSH ka mbërritur pranë këtij institucioni, ku po nis kontrolli i dosjeve të para të lëvizjeve financiare. Kjo është hera e parë që Komisioni i Vetingut auditohen financiarisht.

