Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8. Ashtu siç kemi thënë që në fillim, tentimet e kësaj Qeverie…
Author: almakos
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish kreu i ARRSH, Evis Berberi, lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë. Rekursi u shqyrtua këtë të enjte (17 tetor) në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi. Beberi ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, kërkesë që është rrëzuar nga GJKKO dhe nga Apeli si dhe nga Gjykata e Lartë. Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe…
Çmimi i disa prodhimeve të cigareve janë rritur për 10 denarë.Bëhet fjalë për cigaret e prodhuara nga Imperial Tobacco TKS AD Shkup, duke përfshirë markat si Rodeo, Ëest, Jade dhe Davidoff.Pritet që edhe cigaret e prodhuesve të tjerë të pësojnë rritje të çmimeve në ditët në vijim. Këto rritje vijnë nga Ligji i ri për akcizat, i miratuar në tetor 2023, i cili parashikon rritje vjetore të çmimeve të cigareve që nga 1 janari.Qeveria planifikon të mbledhë shtesë 13 milionë euro në vit në bazë të këtij ligji. MARKETING
Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”. Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryesuar nga Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut. “Z.Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)”, thuhet në kumtesë. Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve…
Klea Prega, blogerja e cila u sulmua me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes. Përmes një statusi në rrjete sociale, Klea Prenga ka kërkuar dënim të merituar ndaj motrave, për “pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që i kanë shkaktuar”, ndërsa spekulimet për një mundësi pajtimi i ka përjashtuar. “Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim”, ka theksuar ajo. “Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë…
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 vjeçarin Klodian Kolbuçaj, i cili vrau me thikë mbrëmjen e 14 tetorit bashkëmoshtarin e tij Emiljano Gjoni. Bazuar në raportimet e burimeve bëjnë me dije se Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë. Ka qenë Prokurori i çështjes, Ndriçim Halilaj, i cili kërkoi masën “arrest në burg”. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtari Albert Keraj. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Klodian Kolbuçajt kërkoi interesin më të lartë në shërbim…
Reagim i Policisë së Shtetit Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit. Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni. Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë,…
Prokuroria Publike ka konfirmuar se po zhvillohet aksion i madh policor në rajonin e Tetovës. Gjithashtu aksion policor ka edhe në Ohër.“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria. MARKETING
Klajdi Merkaj, 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzohet se pastronte paratë e bandës “Çopja”, u arrestua të mërkurën (16 Tetor) në Romë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Bisedat mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes përmes aplikacionit Sky ECC janë pjesë dosje voluminoze të SPAK për organizatën kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë. Por, si i pastronte Klajdi Merkaj paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja? Në një artikull, BIRN ka shpjeguar mekanizmin duke zbuluar se Klajdi Merkaj po kërkonte financime për të zgjeruar biznesin e ndërtimit në kryqytet dhe synonte që përmes kompanisë së tij të…
Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë pas bojkotit të shumicës parlamentare, përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita. Këto seanca ishin thirrur për të diskutuar tema me interes të lartë publik, si komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Kosovës dhe përllogaritjen e borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas IKD-së, “bojkoti përbën një shkelje të besimit të qytetarëve…

