Author: almakos

GJKKO ka caktuar datën e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie lidhur me aferën e dosjes “Partizani”. Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën pritet të zhvillohet më datë 24 tetor, ora 12:00. Mësohet se Flojera Davidhi do të jetë gjyqtare në seancën paraprake. Sali Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PD, së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, përmes një deklarate për media, njofton se kanë paditur në Prokurorinë e Posaçme, Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës njëherazi dhe zv.kryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku. Grupi i PD-së akuzon Ballukun se në një vit ka arritur të vjedhë 180 milionë euro përmes shitjes së energjisë. vijon DEKLARATA E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Jam sot këtu para jush për të denoncuar publikisht dhe, më pas, për t’i kërkuar SPAK-ut hetimin e një prej skemave më korruptive të kësaj qeverie, shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike me një abuzim që vetëm…

Lexo më Shumë

Ervin Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës, të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe punonjësve të Gardës, që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të Policisë, kurse e drejta e dhunës, e djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të Policisë, nuk do të tolerohet. Pyetje: Ka pasur tentativë për nxjerrjen e armës nga efektivi siç pretendohet? Hoxha: Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje, rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të policisë.…

Lexo më Shumë

LSDM rikujton opinionin se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për Korridorin 8, ashtu siç Qeveria e LSDM-së nënshkroi edhe marrëveshjen për hekurudhën e shpejtë Nish – Shkup. Këto dokumente, theksojnë nga LSDM, janë vendimtare për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjen e vendit me fqinjët dhe rajonin. “Gjithçka që duhej të bënte Hristijan Mickoski ishte të dërgonte përfaqësuesin e tij, ministrin e Transportit, në Bullgari ose ta ftonte ministrin bullgar në Shkup dhe të sqaronte të gjitha dilemat rreth projektit. Në vend të kësaj, Mickoski vazhdon të ndryshojë tezat e tij dhe…

Lexo më Shumë

Një 58 vjeçar në Dropull ka ndërruar jetë teksa po drejtonte mjetin e tij zetor, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Uniformat blu raportojnë se për shkak të dëmtimeve, 58 vjeçari ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në datë 17 tetor rreth orës 21:00, në fshatin Sopik. Si pasojë e arrestit kardiak, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. “Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, ka humbur…

Lexo më Shumë

Në një garë gjithnjë e më të ngushtë, Apple dhe Samsung vazhdojnë të kryesojnë tregun global të smartfonëve, duke ofruar produkte të reja dhe inovative që i mbajnë konsumatorët në ankth. Me lançimin e modeleve të fundit, nga telefonët e palosshëm Galaxy të Samsung deri te iPhone 16 të Apple, të dy gjigantët e teknologjisë kanë shënuar suksese të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024. Sipas të dhënave nga firma analitike Canalys, Samsung dhe Apple ndajnë nga 18% të tregut global të smartfonëve për tremujorin e tretë, me Samsung që ka marrë epërsinë në këtë periudhë. Në vendin…

Lexo më Shumë

Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte (18 tetor). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, ku një apartament në katin e dytë të një pallati ka marrë zjarr. Sipas burimeve, vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës, e më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit. Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime njerëzit, por regjistrohen dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e gjendjes.

Lexo më Shumë

Ilir Nukaj, alias Ledjan Nukaj, është 47 vjeçari i cili dhunoi për vdekje të moshuarin Namik Rustemin, 80 vjeç, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i shiste birra në dyqanin e tij. Nukaj nuk është një emër i padëgjuar më parë për uniformat blu, pasi ka një të shkuar kriminale. Ai ka qenë i akuzuar dhe i dënuar për një ngjarje të ndodhur më shumë se një dekadë më parë, pasi tentoi të vriste një person. Për veprën penale “tentativë vrasje me paramendim”, Nukaj u dënua me 10 vite burg dhe në vitin 2020 ishte subjekt i operacionit të koduat “Forca…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi kanë vjedhur një karrocë për fëmijë dhe një motor. Në pranga kanë rënë shtetasit B.K., 28 vjeç dhe E.S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët janë dënuar më parë për plagosje të rëndë dhe prodhim e shitje të narkotikëve. Në bashkëpunim, të rinjtë në datën 15 tetor vodhën motomjetin e karrocën për fëmijë në lagjen “5 Maji”. Karrocën për fëmijë e gjetën në një një automjet, të cilit i kanë thyer xhamin për ta marrë. Motomjeti ishte fshehur nga shtetasi E.S., 35 vjeç. Sakaq, motori dhe karroca janë gjetur dhe…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë i moshuari Namik Rustemi, i cili ndodhej prej 5 ditësh në intubim pasi u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij në dyqanin e tyre. 80 vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 13 tetor, në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor, e cila ishte në pronësi të Rustemit. Autori i dyshuar, Ilir Nukaj për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij. Namik Rustemi edhe pse ishte në kujdesin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, sonte theksoi se nuk do të ketë probleme në fushën e furnizimit me gaz në Maqedoni. Bislimovski në intervistën e sontme në “Vin-Vin” në TV Telma theksoi se problemi me mbylljen e gazsjellësit në Ukrainë mund të shkaktojë disa tronditje në bursat evropiane, por nuk pret ndonjë goditje serioze në aspektin e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. “Në pjesën e furnizimit me gaz Maqedonia nuk do të ketë probleme. Gazi vjen nga “Rrjedha Turke”, është kryesisht gazi “Gazprom”, nga Turqia nëpërmjet Bullgarisë vjen tek ne. Vetëm problemi me mbylljen e…

Lexo më Shumë