Ilir Nukaj, alias Ledjan Nukaj, është 47 vjeçari i cili dhunoi për vdekje të moshuarin Namik Rustemin, 80 vjeç, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i shiste birra në dyqanin e tij. Nukaj nuk është një emër i padëgjuar më parë për uniformat blu, pasi ka një të shkuar kriminale.
Ai ka qenë i akuzuar dhe i dënuar për një ngjarje të ndodhur më shumë se një dekadë më parë, pasi tentoi të vriste një person. Për veprën penale “tentativë vrasje me paramendim”, Nukaj u dënua me 10 vite burg dhe në vitin 2020 ishte subjekt i operacionit të koduat “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë, pasi iu dorëzuan edhe formularët.
47 vjeçarit asokohe i është kërkuar të vetëdeklarojë burimin e pasurisë.
Mësohet se Ilir Nukaj, alias Ledjan Nukaj, për shumë vite ka jetuar jashtë Shqipërisë.
Ngjarja për të cilën u dënua
Në datë 2 qershor 2022, rreth orës 01:00, ai ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.
Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit me qëllimin grabitjen e subjektit, Çela ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë menjëherë në oborr për të verifikuar se çfarë ndodhi. Ai ka shkuar në lokal së bashku me të atin, Ferrik Çela, pro ka vëmë re se në kanalin pranë biznesit qëndronte i fshehur Ilir Nukaj.
Nukaj në ato moment është ngritur në këmbë, e në dorë mbante një thikë. Ferrik dhe Helio Çela kanë neutralizuar Nukajn dhe policia e ka arrestuar më pas këtë të fundit.
Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar është konfliktuar me Helio Çelën, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në sup e kurriz. Për krimin, Nukaj është dënuar nga drejtësia.
Sakaq, e pse vuajti dënimin e tij, Nukaj duket se nuk arriti të linte pas karakterin e tij problematik.
Ngjarja me të moshuarit
Me datë 13 tetor 2024 ai u paraqit në dyqanin e çiftit të moshuar Rustemi, duke kërkuar të merrte birra. Të moshuarit refuzuan t’i japin birra duke e njohur 47 vjeçarin si person problematik në komunitet.
Ky refuzim ka bërë që Nukaj të ushtronte dhunë mbi të moshuarit, duke goditur me grushte në kokë 80 vjeçarin Namik Rustemin dhe 77 vjeçaren me iniciale A.R.
Kjo e fundit arriti të shpëtojë nga lëndimet, ndërsa bashkëshorti i saj qëndroi për 5 ditë në intubim në spitalin e Fierit, por nuk mbijetoi dot.