Author: almakos

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga projektet e fundit të dedikuara për komunat për të cilat solli vendim ditë më parë edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në këtë Ministri kanë aplikuar dhe kanë marrë projekte edhe komuna që drejtohen nga kryetarë të komunave edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Frontit Evropian siç janë Komuna e Haraçinës, Komuna e Kërçovës, Komuna e Likovës, Komuna e Vrapçishtit e Komuna e Shutkës. Sipas ministrisë së drejtuar nga Izet Mexhiti, kjo dëshmon vetëm një gjë – se në asnjë rast ne nuk janë nisur nga parimi i…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në aksin nacional Pogradrc-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarsen. Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Anija patrulluese e Rojes Bregdetare “Visalli” e nisur nga Shqipëri, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ktheu 12 emigrantët që qëndruan 3 ditë në qendrën e pritjes në Gjadër. Emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, emigrantët të cilët u vendosën në qendrën e azilkërkuesve në Bari, ishin të frikësuar dhe…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, është shprehur se SPAK po punon në kushte të vështira pasi është sulmuar vazhdimisht nga politikanë dhe nga grupet kriminale. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ai deklaroi se SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes ditët në vijim. “SPAK po punon në kushte të vështira për shkak të goditjeve nga zyrtarë të lartë që janë në proces apo që pritet të merren në hetim. Këtë e bëjnë edhe grupet kriminale. SPAK ka aleat deri tani punën, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mos humbja e besimit në publik. Numri më i madh i zyrtarëve të…

Lexo më Shumë

Emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Shqipëria pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari. Pas zbarkimit, emigrantët, 7 bangladeshas dhe 5 egjiptianë, do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari. Agjencia e lajmeve Ansa, raporton se një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave, i cili do të funksionojë nga dita e nesërme. Kjo, konfirmojnë burimet ekzekutive për Ansa, është mjeti rregullator që po punohet për “zgjidhjen” për të cilën foli dje kryeministrja Giorgia Meloni pas vendimit të Gjykatës së Romës. Dekreti duhet ndër të tjera të bëjë…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Borello të Italisë, ku në një kantieri ndërtimi ka humbur jetën një punëtor shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale A. M., humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobcat, pak pas orës 12:15 të së premtes 18 tetor. Dinamika e aksidentit është zbardhur pjesërisht. 62-vjeçari po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion. Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit. Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, vazhdojnë të kundërshtojnë krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për MIA-n, tha se nuk ekziston mundësi ligjore për një gjë të tillë. Madjem ai u sugjeroi kryetarëve të komunave që e kanë parajamëruar këtë Akademi, që më mirë do të ishte rritja e kualitetit të jetës së qytetarëve sesa ndarja e mjeteve për diçka që nuk do të jetë funksion në vitete që pasojnë. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale “Komuna ka mundësi të financojë shoqata dhe organizata joqeveritare, por edhe ato shoqata dhe organizata joqeveritare duhet…

Lexo më Shumë

Në portin grek në Pire është bllokuar ngarkimi e një kontejneri me 21 tonë municion në Izrael, i cili ishte sjellë me kamionë me targa të Maqedonisë së Veriut. Aktivistë grekë të paqes kanë bërë këtë akt duke reaguar kundër gjenocidit izraelit në Rripin e Gazës. Ngarkesa ishte planifikuar të ngarkohej në një anije që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe të transportohej në Izrael. “Është koha të bërtasim me zë të lartë se nuk do të lejojmë që porti i Pireut të bëhet trampolinë lufte. Ne po luftojmë për paqen. Ne i themi ‘jo’ pjesëmarrjes së Greqisë në…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri. Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo. Përkitazi me këtë, Mustafa deklaron për KosovaPress, se mbyllja e strukturave paralele dhe ndalimi i qarkullimit të dinarit janë vendime të duhura. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se është shtrirë sovraniteti në veri, pasi gjendja po mbahet me kontrolle të…

Lexo më Shumë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Tripoli, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Siç bëjnë me dije mediat greke, shqiptari u arrestua në kuadër të një operacioni anti-drog në saj të cilit efektivët grekë zbuluan një parcelë me lëndë narkotike, të fshehur në një zonë pyjore në Tripoli të Arkadhias. [embedded content] 37-vjeçari shqiptar akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij  është ngritur akuzë për organizim kriminal, shkelje të ligjeve për drogën dhe për të huajt, ku përfshihen edhe bashkëpunëtorët e tij të panjohur, të cilët  janë shpallur në kërkim. Ndërkohë mësohet se policia sekeustroi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi nga Berlini tha se shumica qeveritare është e gatshme menjëherë t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, por kërkon parashikueshmëri të procesit. “Nuk kemi kurrfarë problemi me atë që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, por presim garanci se menjëherë pastaj nuk do të ketë kusht tjetër”, tha Gashi për Dojçe Vele, duke theksuar se në Qeveri nuk ka dilemë se duhet të vazhdohet rruga evropiane e vendit sa më shpejtë. Pasi Shqipëria javën e kaluar edhe zyrtarisht i filloi negociatat për anëtarësim në BE, Gashi thotë se edhe zyrtarisht Shkupi dëshiron që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Burime brenda seancës bënë të ditur një pjesë të vendimit, ku në bashkim të dënimeve, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite. SPAK kishte kërkuar…

Lexo më Shumë